E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gatshëm të bisedojnë me Serbinë, si shtete

Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë për çështje teknike, por asnjëherë nuk do të bisedojë për statusin. Ky kapitull është përmbyllur njëherë e përgjithmonë, deklaroi sot presidenti Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga vizita në Gjermani.

“Kosova e ka shprehur qëndrimin e vet që herët. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë në çdo kohë me Serbinë, për të gjitha temat që janë në interes të dyja shteteve sovrane. Dhe ka tema mjaft që lidhen ta zëmë me bashkëpunimet ekonomike, kulturore, me parandalimin e krimit të organizuar, me lëvizjen e lirë të qytetarëve, me aspekte që janë dhe që lidhen me bashkëpunimet e përgjithshme të rajonit, por asnjëherë nuk do të bisedojmë për çështjen e statusit, ajo është çështje e mbyllur për Kosovën”, ka thënë presidenti Sejdiu, në një konferencë për gazetarë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›