Haradinaj kërkon zgjedhje

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar akuzat kundër Qeverisë dhe kreut të saj Hashim Thaçi. Ai sot vlerësoi se në Qeverinë e Kosovës korrupsioni nuk mund të ndodhë pa involvimin e kryeministrit.
Në një konferencë me gazetarë, Haradinaj përsëriti kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si “e vetmja rrugëdalje nga gjendja e krijuar”.
“Korrupsioni në një qeveri nuk mund të ndodhë pa involvimin e kryeministrit. Në 100 ditë të qeverisjes sime, nuk ka mund të ndodhte korrupsion, në rast se nuk involvohej shefi i qeverisë....Problemi është më i madh, bëhet fjalë për një sistem, e thashë disa herë, paralel qeverisës në kuadër të sistemit të korruptuar. Ky sistem duhet të shkojë dhe dalja nga kjo gjendje është se ky sistem duhet të shkojë, jo vetëm rasti konkret Limaj, por edhe raste të tjera të korrupsionit duhet të ndalen”, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haradinaj.
Sipas tij, qeverisja në vend ka filluar punën pa plan qeverisës. Për më tepër, Haradinaj ka thënë se edhe Zyrat e Prokurimit, të cilat duhet të funksionojnë të pavarura, janë vënë në shërbim të qeverisë.
“Zyrat e Prokurimit, që janë një sektor i ndjeshëm në qeverisje, janë kryesisht vendet ku janë vendosur ‘njerëzit e klubit’. Këto zyra të prokurimit, në rrethana të zakonshme të qeverisjes, raportojnë te sekretari i Përhershëm, i cili është përgjegjës për stafin civil. Në rastin e qeverisë Thaçi që funksionon ndryshe, Zyrat e Prokurimit nuk raportojnë te sekretarët permanentë, meqenëse mbi 60 për qind e tyre janë ushtrues detyre. Çka bëhet atëherë, në pozicionet kyçe vendosin këshilltarë politikë, ata u japin detyra zyrave të prokurimit si duhet të veprojnë”, ka thënë Haradinaj.
Lideri opozitar ka folur edhe për bisedimet e mundshme teknike mes Kosovës e Serbisë, të cilat i ka quajtur të nevojshme. Por, ai ka përjashtuar mundësinë e hapjes së çështjes së statusit.
“Si Kosovë kemi interes të bisedojmë me Serbinë si vend fqinjë për çështje të fqinjësisë, por ato bëhen në kohën, momentin dhe rrethanat kur Kosova e ndien nevojën”, ka thënë Haradinaj, transmeton Kosovapress.