E Diel, 1 Nëntor 2026

E dashuroj përjetësinë. Disa thënie pikante të përzgjedhura nga ambasadori Withers

Në kabllogramet e ambasadës amerikane, publikuar nga Wikileaks, të bien në sy raportimet javore të ambasadorit Withers, një diplomat i hollë e me shumë humor. Në fund të çdo raportimi, ai përfshin një thënie të javës. Më poshtë janë disa prej tyre, të cilat në fakt shpjegojnë shumë gjëra dhe janë përzgjedhur me mjaft kujdes nga Withers.

Unë dhe Berluskoni e dashurojmë përjetësinë. Fragment nga deklarata e kryeministrit Sali Berisha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin italian, Berluskoni. Berisha po i referohej premtimit të tij për të mbjellë 20 milion rrënjë ullinj në mbarë vendin.

E shpenzoj atë pak kohë të lirë në Zvicër duke bërë ski e duke i dhënë biçikletës- Orik Shyti, anëtari famëkeq i bandës kriminale Hakmarrja për drejtësi, aktualisht në azil.

Beteja shkreton- Kryeministri Sali Berisha duke iu referuar angazhimit të qeverisë së tij për të pastruar korrupsionin. Deklaratë në Forumin Ekonomik Botëror në Turqi.

Mafia po përpiqet që të pengojë Shqipërinë nga hyrja në NATO. Ju zotërinj merrni këto deklarata e përdorini si letër higjienike. Fragment nga përgjigja e kryeministrit Sali Berisha ndaj akuzave të opozitës pas shkrimit në Nju Jork Tajms për shitjen e municioneve në Afganistan.

Lërini këto budallallëqe. Jam në Greqi duke u përpjekur të kthej në Shqipëri skulpturat e vjedhura. Kjo duhet të të shqetësojë ty. Kjo është diçka që ia vlen. Ministri i Kulturës, Ylli Pango, i përgjigjet kërkesës së një gazetari se përse djali i tij 17 vjeçar shkon çdo ditë në shkollë me makinën zyrtare të babait, Volkswagen Touareg.

Sipas përllogaritjeve të përafërta, ky ishte një shpërthim i ngjashëm me shpërthimet e fuqishme bërthamore, si një bombë atomike, por pa radioaktivitet. Fragment nga mesazhi i presidentit Topi ndaj vendit më 16 mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›