E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit, skeme e re e demshperblimi



Zbardhet skema se si do te perllogaritet demshperblimi per ish-te perndjekurit politike. Ministria e Drejtesise do te bashkepunoje me Ministrine e Financave, Entin Kombetar te Banesave dhe Zyren Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, te gjithe ata te denuar politike, qe kane perfituar demshperblime nga ligje te meparshme, shuma e perfituar do t'iu zbritet ne demshperblimin e tanishem qe pritet te shperndahet per secilin. Perfitimet do te llogariten edhe nese jane marre ne formen e lekeve, letrave me vlere apo ne formen e pasurise se paluajtshme. Vendimi ka percaktuar qe do te kete dy formulare per ata qe kane perfituar ne leke dhe ne letra me vlere si dhe per ata qe kane perfituar ne pasuri te paluajtshme. Ish-te denuarit politike apo te afermit e tyre, qe pretendojne te perfitojne demshperblim, duhet te plotesojne formularin me te dhena te sakta, pasi rrezikojne te perballen me ligjin per te dhena te rreme. Madje, jo vetem kaq, por vendimi ka percaktuar qe ish-i denuari humbet cdo te drejte per te perfituar demshperblim, nese deklaron te dhena te rreme. Vendimi ka percaktuar rregulloren per perfituesit qe ndodhen brenda dhe jashte vendit. Per ata qe ndodhen brenda vendit ka percaktuar si institucionin per formularet e vetedeklarimit Posten Shqiptare, ndersa per perfituesit qe jane jashte vendit do te komunikohet nepermjet sherbimit konsullor ne shtetin ku ndodhen.

Dokumentacioni

Mungesat ne dokumentacione, bejne qe kerkesat te kthehen mbrapsht. Burimet zyrtare ne Ministrine e Drejtesise, thone per "Koha Jone", se ne listat aktuale, nuk jepen vetem gjeneralitetet, por edhe kerkesat e tyre. Ne shumicen e rasteve ashtu sic dhe eshte bere publike pjesa me e madhe e kerkesave jane rikthyer per shkak te mungeses se dokumentacionit. Sipas burimeve ne Ministrine e Drejtesise, numri i kerkesave per demshperblim sa vjen dhe rritet. Per trajtimin e ketyre kerkesave eshte ngritur nje grup pune, i perbere nga 21 specialiste. Sipas saj, dosjet e paraqitura ne ministri i nenshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre iu behen te ditura te interesuarve brenda nje periudhe te caktuar kohore qe zakonisht zgjat disa dite. Per shume dosje qe rezultojne me mangesi ne dokumentacion njoftohen te interesuarit.

Baskepunimi

Bashkepunime trepaleshe jane planifikuar per llogaritjen e mases se demshperblimit. Ministria e Drejtesise, Ministria e Financave, Enti Kombetar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ne bashkepunim, do te bejne perllogaritjet e mases se demshperblimit financiar, si me poshte vijon: ne rastin e perfitimit pasuror, ne te holla dhe letra me vlere. Cdo kerkues, brenda dhjete diteve nga marrja e njoftimit per shqyrtimin ne themel te kerkeses se tij nga Ministria e Drejtesise, ploteson formularin e vetedeklarimit per perfitimet, ne te holla ose letra me vlere, te marra prej tij me ligje te meparshme. Formulari i vetedeklarimit i dergohet kerkuesit nga Ministria e Drejtesise se bashku me njoftimin per shqyrtimin ne themel te kerkeses. Ministri i Drejtesise, pas mberritjes se formularit te plotesuar nga ish-i denuari politik ose i afermi i tij, i dergon Ministrise se Financave nje kopje te formularit te plotesuar dhe i kerkon te verifikoje perfitimet, ne te holla dhe letra me vlere, te ish-te denuarit politik nga ligjet e meparshme.

Verifikimet me perputhjen e formularit

Ministria e Financave, pasi verifikon perputhjen e formularit te vetedeklarimit me te dhenat e ish-Bankes se Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dergon Ministrise se Drejtesise pergjigjen zyrtare per masen e zbritshme te demshperblimit, brenda 30 diteve nga depozitimi i kerkeses. Pergjigjja formulohet sipas tekstit ne vijim: "Pas verifikimit dhe perllogaritjeve te kryera nga institucioni yne, ju informojme se masa e zbritshme eshte .......... leke, si perfitim i marre nga ligje te meparshme, nga ish-i denuari politik z/znj........ " ose "Pas verifikimit te kryer nga institucioni yne, ju informojme se masa e zbritshme eshte....... leke, si perfitim i marre nga ligje te meparshme, nga ish- i denuari politik z/zj. ...... Kjo shume eshte e barabarte me shumen e deklaruar nga vete kerkuesi, sepse te ne nuk ka te dhena".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›