E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha çmimet për Messin

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, do të fitojë të gjithë titujt e futbollistit më të mirë këtë vit, ka parashikuar presidenti i UEFA-s, Michael Platini.

Kreu i Federatës Evropiane të Futbollit vlerësoi lart arritjet e yllit argjentinas nga sezoni i kaluar. Futbollisti i cili më pëlqen më së tepërmi është një argjentinas, i cili luan për Barcelonën. Messi më pëlqen shumë dhe mendoj se ai do të fitojë të gjithë titujt e futbollistit më të mirë, në fund të këtij viti. Ai kaloi një sezon të shkëlqyeshëm vitin e kaluar, sikurse Cristiano Ronaldo një vit më parë, dhe mendoj se meriton mirënjohje, tha Platini.

Reprezentuesi argjentinas, Messi, ishte emëruar futbollisti më i mirë i vitit i klubeve evropiane, në gusht, pasi i ndihmoi Barcelonës të fitojë Ligën e Kampionëve, në sezonin e kaluar.

Fituesi i Topit të Artë 2009 si futbollisti më i mirë në Evropë do të shpallet më 1 dhjetor. Messi dhe mesfushori i Real Madridit, Ronaldo fituesi i vitit të kaluar janë në mesin e favoritëve. Messi po ashtu pritet të marrë kurorën e Ronaldos, si futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›