Rama: 23 qershori si zgjedhjet e 92-shit, ndahet e shkuara nga e ardhmja
Tiranë- Kryesocialisti Edi Rama në një takim që pati sot në kryeqytet me temë Tironsit për Rilindje u kërkoi kryeqytetasve që më 23 qershor të zgjedhin jo mes dy palesh, apo dy njerëzish, por mes rrënimit dhe rilindjes së vendit.
Në aktivitetin ku mbajti fjalën edhe bashkëshortja e tij Linda Basha Rama në mbështetje të progamit ‘Rilindje’ për mirëqënie dhe siguri të shqiptarëve, kreu i Partisë Socialiste tha se shpreson që këtë herë edhe tironsit të zgjedhin alternativën e PS-së.
Pas fjalëve që tha gjysma ime më e mirë, mua nuk më mbetet tjetër veç të them se kjo është e vërteta dhe shpresa se 23 qershor edhe tironsit do të zgjedhin PS së. Nuk lidhet me zgjedhjen time apo atyre që janë bashkë me mua për Rilindje, por një zgjedhje që është shumë më tepër se midis dikujt dhe dikujt tjetër, ka momente në historinë e një vendi jo zgjedhje mes palësh,- tha Rama.
Sipas tij një analogji kjo me zgjedhjet e vitit 1992 që ishin zgjedhje mes të shkuarës e të ardhmes së Shqipërisë.
Sot nuk janë zgjedhje mes dy palësh e dy njerëzisht, por mes rrënimit të mëtejshëm dhe një rilindje të të gjithëve bashkë. Janë zgjedhje për të marrë një vendim se cfarë Shqipërie duam të kemi nesër, një Shqipëri që duam ti ngjajë asaj që kemi sot, krim, katrahurë, konflikte pronash, papunësi e madhe, arsim jocilësor, analfabetizëm që rritet, sistem shëndetësor të falimentuar dhe nje Shqiperi te rilindur,- tha Rama.