Të gjitha partitë kanë të drejtë për kohë televizive
Nuk ka asnjëfarë logjike të ndalosh partitë e shumta të vendit të bëjnë publicitet televiziv gjatë fushatës elektorale.
Nëse burimet e tyre financiare janë transparente, çdo parti e re në garë duhet të ketë mundësinë të reklamojë veten - si edhe pikëpamjet e saj dhe qëndrimet për shumë çështje të rëndësishme për qytetarët grekë - në ekranet tona, pavarësisht mundësive të saj.
Ndalimi tregon se një pjesë e establishmentit politik të vendit dëshiron të vazhdojë status quo-ja dhe të mbyllë derën për çdo formacion politik të ri apo rreshtimit të tyre.
Nëse përqindjet që ato do të marrin, pasi të numërohen votat, do të jenë të ulëta, nuk ka asnjë lidhje me të drejtën e tyre për të reklamuar në ekranet e vendit.
E rëndësishme është që një demokraci me vetë-respekt duhet t’i trajtojë njëlloj të gjithë kandidatët, pavarësisht sa të mëdhenj apo të vegjël mund të jenë ata.