Matura shtetërore, teste me tri nivele vështirësie
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Testet e Maturës Shtetërore këtë vit do të jenë me tri nivele vështirësie. Sipas drejtorit të Agjencisë Qendrore të Vlerësimit dhe Arritjeve (AVA), Edmond Lulja, kjo do t u japë mundësi maturantëve për t iu përgjigjur pyetjeve të cilësuara si të lehta apo edhe të vështira. Në test do të ketë hapësirë për nxënësit e dobët, ata mesatarë dhe nxënësit e mirë dhe shumë të mirë. “Në masën 40 për qind, AVA do të përgatisë pyetje pikërisht për nivelin e dobët të nxënësve”, - tha Edmond Lulja.
Niveli mesatar
Për nivelin e dytë do të ketë testim të dijeve të maturantëve jo thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella, ndërsa niveli i tretë i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë do të ketë 20 për qind hapësirë në test. Sipas tij, maturanti i nivelit të dobët do të marrë 40 për qind të pikëve, niveli i mesëm i nxënësit 80 për qind, dhe maturantët e nivelit të lartë, 100 për qind të pikëve. Deri tani në AVA kanë mbërritur rreth 33 mijë kërkesa të maturantëve për të marrë pjesë në provimet e detyruara të Maturës Shtetërore.
Hartimi i testeve
Agjencia Qendrore e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve po vazhdon përgatitjet për hartimin e testetve. Pas 1 jave, 17 hartues testesh do të mbyllen në mjediset e AVA-s, ku do të qëndrojnë deri më 10 qershor. Madje, edhe ditën, që përkon me ditën e parë të zhvillimit të provimit të Letërsisë, 17 hartuesit e testeve do të dalin nga ambientet, rreth dy orë pasi të ketë filluar provimi i parë me detyrim i Maturës Shtetërore. Kreu i AVA-s, Edmond Lulja, tha se kjo agjenci deri më tani i ka kryer të gjitha detyrat që përcakton rregullorja e maturës, ashtu siç duhet. "Tani po merremi me përgatitjet e mjediseve tona, në mënyrë që edhe përzgjedhja e pyetjeve, edhe hartimi i testeve, edhe printimi apo procese të tjera të kryhen në zbatim të përpiktë të rregullores ku ne mbështetemi",- tha Lulja. Në momentin kur testet të jenë gati, ato dërgohen në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës për t u përzgjedhur nga një specialist i caktuar posaçërisht për këtë proces, në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit. Nxjerrja e sekretit do të linte pasoja te çdonjeri prej specialistëve që kanë marrë pjesë në hartim, apo edhe që e shpërndajnë.
Trajnimet
AVA dhe Drejtoria Arsimore e Tiranës, aktualisht po kryejnë trajnime për hartuesit e testeve dhe vlerësuesit e tyre. Gjithashtu, një gjë e tillë po aplikohet edhe me administratorët e provimeve. Kjo, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas parashikimeve në rregulloren e Maturës Shtetërore. Fondi i pyetjeve që hartuesit do të kenë në dispozicion është 3-fish më i madh se gjatë vitit të kaluar. "Do të jetë një fond gjigant me rreth 1750 pyetje, nga të cilat hartuesit, në marrëveshje me njëri-tjetrin, do të marrin pyetjet më të përshtatshme për maturantët",- thotë drejtori Edmond Lulja. Ai tregon se të gjitha strukturat janë angazhuar në zbatimin në mënyrë sa më rigoroze të Maturës Shtetërore. Kështu, si rregull, është që hartuesit të kenë në dispozicion 10-fishin e numrit të pyetjeve që parashikon një test. Por, duhet pasur parasysh se do të përgatiten një sërë modele testesh, nga të cilat, vetëm njëri do të jetë objekt i provimit të Letërsisë për maturantët.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008