Të gjithë kundër Cainit

Diskutimi i nxehtë në shtetin Nevada nënvizon ngritjen e Cainit si një prej kandidatëve kryesorë në garën republikane, për të fituar emërimin e kandidatit presidencial.
Cain, një ish-drejtues i lartë i një kompanie picash që nuk ka mbajtur asnjëherë funksion politik, ka fituar mbështetje për planin e tij për të zëvendësuar sistemin aktual të tatimeve federale.
Kandidatët po ashtu diskutuan ndihmat e huaja, me guvernatorin Rick Perri dhe ligjvënësin Ron Paul, që bënë thirrje për shkurtime të thella në shpenzimet për zhvillimin e huaj.
Ndërkohë, ish guvernatori i Massachusets, Mitt Romney, i cili është përballur me pikëpyetje mbi fenë e tij mormone, mbrojti pikëpamjet e tij fetare, duke thënë se amerikanët duhet të zgjedhin një president në bazë të pikëpamjeve politike dhe jo besimit fetar.
Një anketë nga CNN para debatit sugjeronte një kryesim nga Romney me 26 për qind, ndërkohë që Cain u radhit i dyti me 25 për qind.