E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme për Kikën

29/03/10 14:15

Pas debateve dhe diskutimeve Domenika hyn brenda dhe fillon të flasë me Klodin për Kikën. Domenika fillon të flasë me zë të lartë e nervozuar për shprehjet e Kikës gjatë debateve me të, që nga shprehjet dhe mendimet për nënën e saj Valentinën dhe deri të dëshirat e Kikës për të fituar çmimin e madh të BB. Domenika i thotë Klodit se nuk është e drejtë që Kika të shprehet se çmimin e madh do që të çojë në Prishtinë pasi kushdo mund të thojë se do që ta fitojë çmimin dhe ta çojë në vendin e tij. Klodi mbështet mendimet e Domenikës dhe fillon të flasë edhe ai për Kikën. Domenika i tregon Klodit edhe për bisedën që bëri me Kikën për mama Valen dhe edukimin e Domenikës. Domenika thotë se Kika është vënë kundër saj dhe Valentinës që nga momenti që Valentina i kishte thënë se ai dinte si të luante lojën në BB. Domenika thotë se ajo nuk e kupton Kikën pasi ai i thotë disa gjëra për një kohë shumë të shkurtër, por që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Në kuzhinë ndodhet edhe Erioni me Mandin të cilët e pyesin Domenikën për çfarë bëhet fjalë, por nuk mbajnë qëndrime. Pas disa minutash Domenika, Klodi dhe Mandi dalin jashtë dhe Domi vazhdon thashethemet për Kikën duke i treguar Mandit edhe një herë nga fillimi gjithë bisedën që pati me Hakiun jashtë pranë pishinës. Domenika thotë se nuk e ka përfunduar bisedën me Hakiun dhe Klodi thotë se atij do ti pëlqente që ta hapnin si temë debati në prani të të gjithëve. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›