Barak Obama, president historik i Amerikes
Senotari demokrat, Barak Obama, fitoi zgjedhjet historike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke u bere keshtu presidenti i 44-te i saj. Prej me se tete vitesh, harta elektorale e SHBA-se dominohej nga ngjyra e kuqe. Por vetem pas perfundimit te zgjedhje, te cilesuara si historike per kete vend, gjithcka do te merrte fund. Shefi i ri i Shtepise se Bardhe ndryshon dominimin blu. Keshtu me votat e fituara dhe perkrahjen e marre nga dominimi i kuqte, beri qe nga dita e djeshme bluja te dominoje. Senatori demokrat hyri ne histori duke marre shume me teper se sa 270 votat elektorale qe duheshin per te fituar Shtepine e Bardhe. Pas shpalljes se rezultatit ne te gjitha shtetet me perjashtim te kater prej tyre, presidenti i zgjedhur arriti te grumbulloje 338 vota elektorale kundrejt 159 te rivalit te tij republikan, Senatori Xhon Mekein. Disa shtete njoftuan per pjesemarrje te madhe ne votim. Parashikohej se 130 milione amerikane, ndoshta me shume, do te votonin, numri me i madh i pjesemarrjes ne zgjedhje qe nga zgjedhjet e vitit 1960. Shume vete thane se kishin votuar ne zgjedhje historike dhe per shume afrikano-amerikane, ato ishin shume domethenese. Obama fitoi bindshem ne zgjedhjet e se martes, duke fituar betejat ne shtetet kyce te Ohajos, Florides dhe Pensilvanise, ai i fitoi 270 votat elektorale te nevojshme per ta siguruar Shtepine e Bardhe. Ne fjalimin e fitores, Obama i tha turmes prej rreth 100 mije mbeshtetesve ne park, para shtepise se tij ne Cikago, se "ne Amerike ka ardhur ndryshimi". Ai tha se zgjedhja e tij deshmon se forca e vertete e Amerikes buron nga idealet e saj te demokracise dhe lirise. "Atyre qe duan ta permbysin boten, u themi: Ne do t'ju mundim. Atyre qe duan te kerkojne paqe dhe siguri, u themi: Ne do t'ju mbeshtesim. Dhe te gjithe atyre qe kane pyetur veten nese fanari amerikane ende ndizet i bardhe, u themi: Sonte ne deshmuam edhe nje here, se forca e vertete e kombit tone nuk vjen nga fuqia e armeve dhe shkalles sone te pasurise, por nga fuqia e qendrueshme e idealeve tona, demokracise, lirise, mundesise dhe shpreses se palekundur", Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-se, i shprehu mirenjohjen edhe rivalit Xhon Mekein.
Denis Dedej
Denis Dedej