E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërnguljet, Yves Leterme në Shkup më 8 mars


Rritja e numrit të shtetasve të Maqedonisë që po kërkojnë azil në Belgjikë ka shqetësuar autoritetet belge. Për këtë arsye kryeministri i mbretërisë së Belgjikës, Yves Leterme më 8 mars shkon në Shkup, për t'u njohur nga afër me situatën.

Laterme i alarmuar nga kjo gjendje, ka dërguar edhe letër deri te KE-ja me kërkesë "të kufizohen pasojat nga heqja e vizave" për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Ndërkaq, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi që t'i informojnë më mirë qytetarët e tyre për regjimin pa viza për udhëtim në BE.

Thirrja pason pas reagimit të Belgjikës se qytetarët e këtyre tre vendeve e keqpërdorin liberalizimin e vizave që të kërkojnë azil.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›