Maradona synon botërorin
BUENOS AIRES- Diego Armando Maradona kërkon nga futbollistët e tij që të shndërrohen në heronj, për t’i sjellë popullit argjentinas kupën e botës, pas 24 vjetësh.
Trajneri i latino-amerikanëve ka bërë të ditur se e ka përfunduar 80-përqindëshin e listës së futbollistëve që do të luajnë në Afrikën e Jugut, ndërsa miqësoren e së mërkurës me Gjermaninë e shikon si mundësi të mirë dhe eksperimentale për ta gjetur formacionin ideal.
Diego Maradona ka bërë të ditur se miqësorja e së mërkurës kundër Gjermanisë, për Argjentinën do të jetë një test i rëndësishëm, kundër një rivali historik dhe i dobishëm për t’i bërë zgjedhjet e fundit në vazhdën e Botërorit 2010.
Siç ka bërë të ditur trajneri argjentinas para sfidës së Allianz Arenas, lista definitive është e gatshme 80 për qind, ndërsa pjesa e mbetur do të dihet në momentin e fundit, sepse, sipas tij, varet shumë nga forma e futbollistëve në fund të kampionatit.
Me pjesën dërrmuese të formacionit në mendje, Maradona ka thënë se do të bëjë eksperimente teknike të mërkurën mbrëma, në tentativë për ta gjetur formacionin ideal që do t’i dhurojë gëzime popullit argjentinas pas 24 vjetësh.
Synim fiks i selektorit argjentinas është ai që ta përsërisë suksesin e viteve’78 e deri ’86, ndërsa ka shtuar se për ta arritur këtë objektiv, do të llogarisë në të gjithë futbollistët që janë simbol i ekipit Albiceleste, ata që kanë kontribuuar në fazën kualifikuese.
“Dëshiroj që futbollistët e mi të konvertohen në heronj. Dëshiroj që futbollistët si Tevez, Messi, Aguero, Mascherano e Veron t’ua sjellin buzëqeshjen argjentinasve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pas vitit 1986”, ka thënë legjenda e futbollit argjentinas.
“Nuk jetohet më me të kaluarën, sepse ka kaluar një kohë e gjatë nga triumfi i fundit. Argjentina e meriton titullin e kampionit të botës, për këtë jam ekskluzivisht i koncentruar në Afrikën e Jugut dhe te futbollistët e mi”, vazhdoi ai.
Maradona ka konfirmuar se ndaj Gjermanisë, në fushë do ta vendos ekipin me formacionin 4-4-2, ku të vetmet dyshime i përkasin mbrojtësit të djathtë (balotazh ndërmjet Otamendit e Burdissos) dhe se kush do t’i bëjë shoqëri Messit në sulm ndërmjet Tevezit e Higuainit, me të parin favorit karshi të dytit.
Njëmbëdhjetëshi i parë i argjentinasve pritet të jetë: Romero; Otamendi ose Burdisso, Demichelis, Samuel e Heinze; Jonas Gutierrez, Mascherano, Veron e Di María; Messi e Higuain ose Tevez.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ndihet mjaft mirë që është pjesë e ekipit të Maradonës. “Jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij grupi futbollistësh dhe shpresoj që të mund ta shfrytëzoj këtë mundësi të re, duke e konfirmuar atë që jam duke e bërë tek Interi”, tha Milito.
Në fund, Maradona ka sqaruar se dyert për Kombëtare nuk janë të mbyllura për askënd.
(d.b/BalkanWeb)