Të gjithë tek “Ushtari...”
Andis Harasani
Shqipëria është Shqipëri, sepse shqiptarët janë shqiptarë, të tillë ndoshta na kanë bërë malet që i kemi me ...shumicë, që na japin horizont të fragmentuar kur jemi në këmbë të tyre dhe një të tillë të pafundmë kur jemi në majë, madje na japin dhe idenë që mund të matemi me ta në lartësi. Por kështu ndodh kudo në Ballkan, ndaj ngjajmë në fat, ndaj përgjithësisht ndajmë të njëjtin fat”. Nëse nuk do ta ndërprisja mikun tim, do të ishte e pamundur të merrej me mend se ku mund të ndalonte turrin në “gjeo-politikën” e tij epirike për të gjithë rajonin dhe për më shumë, edhe për aspiratën e tij të përbashkët për integrim në familjen e madhe euroatlantike. Fillesa e përsiatjeve të tij ishte fare e rëndomtë. Madje banale. Njëlloj si të gërmosh në shtratin ranor të një lumi për të nxjerrë pak thërrime floriri prej tij. Kishte kaluar me makinë pranë monumentit të Ushtarit (Partizanit) të Panjohur në qendër të Tiranës për të marrë një punëtor me mëditje për një punë të vogël shtëpie. Por ishte larguar i tmerruar që andej me një bilanc tronditës: “Dhjetë në nëntë vetë ishin hidraulikë profesionistë, nëntë në tetë veta ishin mjeshtër për shtrim pllakash, tetë në shtatë të tillë ishin elektricistë e kështu me radhë, marangozë, bojaxhinj, bërës suvaje, kopshtarë, mekanikë e të gjitha profesionet e tjera të mundshme”, më thoshte papushim miku im, i cili kishte përfunduar me një pjesë të tyre... në lokal duke pirë raki dhe duke ngrënë meze të shpejta. E kishte harruar porosinë me të cilën kishte dalë nga shtëpia dhe ishte kredhur në ujërat e thella të profesioneve të pafundme të lëvruara në terren shqiptaro-ballkanas dhe ishte larguar prej tyre me bindjen e thellë se Shqipëria kështu ka qenë teposhtë e kështu do të jetë e parë edhe për së larti. Edhe shumë përtej sheshit të rikonstruktuar përpara monumentit me partizan fitimtar, me brohori në gojë dhe dorë të mbledhur grusht plot forcë. Që andej, ai, unë dhe shumë të tjerë, mund të shohim të gjithë rrugët dhe sheshet e vendit dhe të mendojmë një çast për ADN-në tonë kombëtare, të ngjyrosur padyshim, aty-këtu, edhe me pak ADN rajoni.
Biseda e mikut tim, ashtu si miliona të tilla të konsumuara tej e këtej Shqipërisë, arrinte në një konkluzion të përbashkët. Po të gjithë, ne, shqiptarisht jemi njëlloj edhe politikanë. E nëse flasim në vetë të tretë për të gjitha shtresat shoqërore, do të thoshim se ata, pra shqiptarët, e donin dhe e duan Presidentin Obama, pranonin versionin shqiptar të kryeministrit për zgjidhjen e krizës ekonomike botërore, ishin kundër planit të zhvillimit të programeve bërthamore të Iranit, ishin dakord me idenë e ribashkimit të dy Koreve, për vendosjen e mburojave antiraketë në Çeki, për zgjerimin e NATO-s edhe matanë Gjeorgjisë, preferonin epërsinë e makinave gjermane në krahasim me ato japoneze për kushtet e Shqipërisë.
Në terren më kombëtar, do të thosha se secili prej tyre, cilido individ që unë njoh, është i bindur se meriton një vend në listën e deputetëve të dy partive të mëdha. Megjithëse nuk njoh shumë individë që janë ithtarë të partive të konsideruara të vogla, edhe pse politika shqiptare është dukshëm e ndarazi bipolare, jam sërish i bindur se dhe ata mendojnë se zanati në të cilën gjithkush është zanatçi i mbaruar, është gjithashtu mandati i deputetit. Kështu, me këtë rrjedhë logjike, mund të vazhdohet pafund. Në PD, për shembull, të gjithë anëtarët e saj, janë të aftë të bëhen kryetarë të degës lokale të kësaj partie në Tiranë, në PS e njëjta situatë. Pastaj me radhë, të gjithë mund të bëhen drejtorë të KESH-it, mund të bëhen specialistë të tatim-taksave, oficerë madhorë policie, mjeshtër IT-je, e me siguri edhe ministra. Dhe e fundit, por jo e fundit në fakt, për sa kohë Sali Berisha ka tre vjet e kusur që bën kryeministrin, të paktën treçereku i tyre mund të bëhen padyshim edhe kryeministra të shkëlqyer. Ose, meqenëse në qeveri është dhe Lul Basha, që shkruan shkresa zyrtare për ambasadat e huaja, është e lehtë të mendohet që në një vend me mbretër, të gjithë meritojnë të jenë nga pak Nalt Madhni!
Vini re një detaj! Po e marr sërish shembullin nga energjetika, meqenëse jam i dashuruar me këtë temë: linjat tona të transmetimit nuk arrijnë dot nivelin e 1500 MEGA-ve në orë. Me firmat e pafundme që ka lëshuar kryeministri për prodhimin e energjisë nga uji e era, nga dielli, nga bimët e arave, nga qymyri e nafta, nga miqësia dhe gallata, propozohet se do të prodhohen deri në 7000 MEGA të tjera. Pra, më shumë se katër pjata supe që i afrohen menjëherë një njeriu me një fyt të vetëm për ta përcjellë dhe një stomak po të vetëm për ta tretur. Dhe në këtë hesap mbi hesapin ngazëllues kryeministror, nuk po përfshij njëherë për njëherë edhe idenë e energjisë bërthamore.
Nga ana tjetër, po të mbledhësh firmat e kryeministrit, del se ato i “afrojnë” Shqipërisë rreth katër miliardë investime vetëm në energjetikë. Dhe kjo ndodh në një vend si yni, që rregullisht, si dje kur ishim “ne” pushtet, si sot që janë “këta” nuk arrin të shpenzojë një buxhet vjetor prej rreth 3 miliardë eurosh në vit dhe që çdo vit, dhjetori mbetet muaji i sulmit për realizimin e llokmës më të madhe të buxhetit. Dhe kjo ndodh në një vend si yni, që edhe pse jep para për të subvencionuar energjinë elektrike të konsumatorëve, nuk arrin ta shpërndajë atë në destinacion.
Shembuj të tillë janë të pafundmë dhe secili që do të kishte mirësinë të mendonte qoftë dhe një çast për këtë temë që po e ndaj me gazetën “Panorama”, është i lutur t´i përmendë ato me veten e ndoshta edhe më gjerë.
Për t´ju rikthyer dhe njëherë mikut tim të hershëm, nuk di pse më ngjeth ajo ideja e maleve. Nuk di pse më ngjeth ideja që shumëkush nga ne, mbasi për një arsye apo një tjetër ndodhet në majë të ndonjë mali, qoftë fizik, qoftë politik, i duket vetja se është dy mijë e kusur metra mbi nivelin e detit. Kështu qoftë! Mëkat që nuk është kështu!