"Te hapen urgjent dosjet, jo me penalizim pendeses"
Ish te perndjekurit politike te Shkodres shprehen dje qendrimin e tyre pro, miratimit nga Kuvendi te ligjit te hapjes se dosjeve. "Shoqata jone po ndjek me shqetesim te madh debatin ndaj ligjit per hapjen e dosjeve. Ështe per t'u cuditur, se jane pikerisht me te zellshmit e zbatimit te luftes se klasave, qe sot e kundershtojne kete projektligj", deklaroi anetari i kryesise se kesaj dege, Rauf Uruci. "Ky qendrim tregon edhe nje here se regjimi komunist ishte aq barbar, aq kriminel dhe aq i pamoralshem, sa qe edhe pendesen kerkon ta penalizoje", thekson deklarata, ku shprehet mospajtimi me pranine ende te "perfaqesuesve te regjimit te kaluar ne institucionet e rendesishme shteterore". "Si mundet Shqiperia te reklamohet si nje shtet demokratik, kur ne institucionet me te rendesishme, si Parlamenti, Prokuroria, Gjykatat, etj., zene vend po ata kriminele qe cuditen boten me krimet e tyre. Ligji per genocidin komunist, "Pa kete ligj shoqeria shqiptare kurre nuk do te kete qetesi e mirekuptim. Ne asnjehere nuk kerkuam hakmarrje, por kjo nuk do te thote se nuk kerkuam nje ligj per hapjen e dosjeve, qe te dallohet viktima nga persekutori", thuhet ne deklarate.