"Me Indine, heqje taksimi dhe mbrojtje e investimeve"
Ministri i Jashtem Lulezim Basha inauguroi dje hapjen e Ambasades Shqiptare ne Nju Dehli dhe mori garancine, se se shpejti do te hapet ne Tirane dhe Ambasada Indiane. Ne viziten zyrtare zhvilluar ne Indi me ftese te homologut te tij, Basha vleresoi rritjen me 13 per qind te shkembimeve tregtare, midis dy vendeve gjate ketij viti. Gjate takimit me ministrin e Jashtem te Indise, Pranab Mukherje u theksua se, ekonomia indiane, nje nga ekonomite me rritje me te shpejte ne bote dhe ajo shqiptare, e cila po perjeton fazen me dinamike te zhvillimit dhe rritjes se saj, duhet te perfitojne nga potencialet e medha te pashfrytezuara te bashkepunimit midis tyre. Dy ministrat konstatuan marredheniet e mira politike midis dy vendeve dhe rikonfirmuan vullnetin e Tiranes dhe Delhit per t'i ngritur ato, ne nje nivel me te larte bashkepunimi te gjithanshem. Ne kete kuader dy ministrat u angazhuan per nenshkrimin brenda nje kohe te shpejte te marreveshjeve per "Heqjen e taksimit te dyfishte" dhe "Nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve" te cilat do te mundesojne zhvillimin e pershpejtuar te marredhenieve midis biznesit dhe investitoreve, ne te dy vendet. Rendesi te vecante iu kushtua bashkepunimit ne fushen e teknologjise se informacionit, ku India ka nje eksperience shume te zhvilluar. Pala indiane gjithashtu shfaqi interes te vecante ne sektoret energjetike, minerare, farmaceutike, transportin detar etj. Ndjekja me perparesi e mundesive per investime dhe bashkepunim ekonomik ne keto fusha, zuri nje vend kryesor gjate bisedimeve. Bashkebiseduesit e cilesuan te rendesishem bashkepunimin midis komunitetit te bizneseve te dy vendeve dhe u angazhuan per rritjen e kontakteve midis Dhomave te Tregtise, ku ekzistojne hapesira konkrete per investimin dypalesh.