PS: "Dosjet", qeverise ee Berishes t'i vije turp, s'genjen SHBA, KE dhe OSBE
Per Partine Socialiste, mazhoranca me projektligjin per "Pastertine e Figurave te Zyrtareve te larte te shtetit", po del kunder te gjitheve, partive politike dhe faktorit nderkombetar. Socialisti Besnik Baraj, duke reaguar ndaj qendrimit te zedhenesit te PD-se, Gerti Bogdani per ligjin e dosjeve, tha se ai duhet te hyje ne librin e rekordeve Gines per mashtrime. "Gerti Bogdani duhet te hyje ne librin e rekordeve Gines, jo vetem se Njesia Bashkiake qe drejton ka mbledhur vetem 5.6% te taksave lokale kete vit, por edhe sepse ka thene numrin me te madh te budallalleqeve ne bote, per vitin 2008", reagoi Bare. Sipas tij, mazhoranca po mbron nje projekt, te cilit te gjithe, jo vetem politika, por dhe faktori nderkombetar i ka dale kunder. Ne nje kohe qe selia roze eshte shprehur e gatshme qe nje projektligj i tille, te diskutohet gjeresisht nga te gjithe faktoret politike, por dhe me asistence nderkombetare. "Sipas Bogdanit, opozita genjen, qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes genjen, OSBE genjen, Keshilli Evropes genjen! Turp i madh per Saliun", u kunderpergjigj Bare. Sipas tij, qeverise dhe ne menyre te vecante kryeministrit Sali Berisha, duhet t'i vije turp pasi per nje projekt te rendesishem sic eshte ai i "spiuneve", nuk po merr parasysh sugjerimet dhe keshillat e nderkombetareve. Perkundrazi, po synon qe ta kaloje ne menyre te pershpejtuar ne Kuvend, pa zhvilluar diskutime me grupet e interesit dhe forcat politike.