E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balli: Te hapen dosjet per krimet e regjimit

Partia e Ballit Demokrat mbeshtet projektin e qeverise per hapjen e dosjeve per ish zyrtaret e larte te shtetit. Kryetari i kesaj force politike, Artur Roshi tha se partia qe ai drejton, e vlereson si hap pozitiv, ngritjen e sistemit te dekomunistizimit te shoqerise dhe ndaj eshte dakord me kalimin e nje projektligji te tille ne Parlament. "Ndarja e shoqerise shqiptare nga krimet e regjimit komunist, e nisur ne dhjetor 1990, nuk ka mbaruar ende. Ky proces do te perfundoje kur te plotesohen tre kushte, ndarja nga veprimi, denimi juridik i krimeve dhe refleksioni moral i shoqerise ndaj kesaj te shkuare te hidhur", theksoi Roshi. Sipas tij, kriminelet jane kriminele vetem kur per ta, ka nje vendim juridik, ndryshe gjithcka mbetet e diskutueshme. Ai permendi se, Partia e Ballit Kombetar Demokrat ka kerkuar prej kohesh, qe fillimisht duhet te krijohej Instituti i Denimit te Krimeve te Komunizmit dhe ndaj inkurajon kryeministrin e vendit, per ndertimin e ketij institucioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›