"Ligji do te jete pjese e diskutimit ne Grupin e PD"
Demokratet do te vendosin perfundimisht ne mbledhjen e grupit parlamentar qe do te zhvillohet diten e hene, se si do te veprojne me projektligjin me te debatuar per "Pastertine e Figurave". Nga kampi i djathte, deri me sot nuk ka asnje terheqje publike per sa i perket projektligjit, i cili eshte percaktuar per votim ne seancen plenare te se henes. Zedhenesi i grupit demokrat, Aldo Bumci tha per gazeten se "do te jete pjese e diskutimeve ne grup". Sipas tij, "projekti eshte ne rendin e punimeve te Kuvendit". E ne fakt, drafti i mazhorances eshte percaktuar qe te jete per votim, pasditen e se henes, ne seance plenare. Nje qendrim me te qarte, sidomos tashme dhe pas apelimit te nderkombetareve, grupi demokrat duket se do e jape vetem pas mbledhjes qe do te zhvillohet ne mesditen e se henes. Projektligji prej tre vitesh diskutohet gjate ne Komisionet parlamentare te Kuvendit, por asnjehere nuk eshte depozituar per votim. Kete muaj, mazhoranca shprehu zotimin per t'i dhene fund debateve, dhe miratuar ne seance plenare projektin.