Serbia e falimentimeve ushtarake e politike
Se Serbia e Tadiqit edhe në këtë fillim shekull nuk ka levizur përpara, por ka mbetur me ide të së kaluarës së hidhur e dëshmon edhe draft-rezoluta e saj e paraqitur në OKB. Këshillin e Sigurimit të OKB-së, serbët, deri vonë e injoruar duke e quajtur organizatë mamute, e cila nuk ka zgjidhur ndonjë vatër krize në botë. E tani, të gjitha përpjekjet e këtij shteti për ta kontestuar shtetin e ri të Kosovës, po adresohen pikërisht në selinë e OKB-së. Serbia u trimërua kur u miratua rezuluta e saj në OKB ku kërkohej nga GJND-ja të vërtetojë ligjshmërinë pavarësisë së Kosovës. Por zhgënjimi i Beogradit zyrtar ishte i madh.GJND-ja e kërkuar nga vet ata me 22 korrik të muajit të kaluar vendosi në favor të Kosovës. Ishte edhe një disfatë e radhës, në vargun e shumë disfatave në planin politik dhe ushtarakë që i pësojë Serbia në fund të shekullit të kaluar dhe në këtë fillim shekull. Një fjalë e popullit thotë “kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë”. Në këtë relacion nëse serbët në të kalurën arritën që rrenat e tyre të përseritura ti shendrrojnë në të vërteta para bashkësisë europiane, me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, këtyre rrenave më në fund iu erdhi fundi. Shumë lehtë betejën e parë për krijimin e Serbisë së Madhe nga e cila dëshirë ende nuk kanë hequr dorë, e humben në Slloveni. Debakli i dytë për shovinistët serbomëdhenj ishte lufta në Kroaci. Dihet se kancelari i atëhershem gjerman Hans Ditrih Gensher, Serbisë i kishte dërguar mesazhe të qarta, duke e rrahur tavolinën me grusht, se në Kroaci nuk guxohet të kalohet vija e kuqe. Lufta në Bosnje edhe pse me përmasa tragjike, ishte humbja e radhës për klikën kriminale të Milosheviçit, Karaxhiçit, Mlladiçit dhe kriminelëve të tjerë. Mali i Zi dhe Maqedonia arritën t’i shmangen luftës për shumë arsye. Ish-Jugosllavia përfundimisht u shpërbë me luftën në Kosovë në vitin 1999, kur me ndihmen e forcave të NATO-së dhe luftës çlirimtare të shqiptarëve u dëbuan falangat serbe nga Kosova. Ky ishte grushti i fundit dhe më i forti që iu dha Serbisë ndonjëherë.
Edhe pse serbët i pësuan këto humbje, më kryeneçësi po vazhdojnë me avazin e vjetër, duke parë ëndrra më sy çelë se Kosova për ta është “Jeruzalem serb”. Edhe deponimi i Prokejtrezolutës së re në OKB, do të jetë një tjetër humbje për Serbinë dhe Rusinë si aleate e saj. Shtetet e Quint-it, kanë mbajtur një varg konsultimesh në Nju Jork për koordinimin e aksioneve për njohje të reja për Kosovën, si dhe për pengimin e kësaj projekt rezolute të Serbisë.Por si duket pushteti i Beogradit nuk është duke u mbushur mend, se proceset politike nuk kanë kthim mbrapa. Megjithatë disa parti opozitare serbe, kërkojnë nga Beogradi që të ndryshojnë politikën ndaj Kosovës. Këto zëra erdhen për çudi nga SPO e shovenistit Vuk Drashkoviq dikur dora e zgjatur e kryekriminelit Milosheviq dhe nga lideri i LDP-së të Cedomir Jovanoviqit, të cilët e kanë pranuar se Kosova është e humbur për Serbinë, dhe së këtë fakt duhet pranuar edhe pushteti i presidentit Tadiç. Qasja e ambasadorit gjerman Ishinger në një intervistë dhënë BBC-së së dyert e BE-së janë të mbyllura për Serbinë dhe Kosovën, me duket pak sa qasje e gabuar. Ishinger me gjithë dëshirën e mirë, nuk bën që fatin e Kosovës ta lidhë me fatin e Serbisë, e cila kurrsesi nuk dëshiron dialog me Kosovën si dy shtete të pavarura. Serbia të gjithë këtë zhurmë është duke e bërë që bisedimet shqiptaro-serbe të mbahen për statusin politik e jo për çështje praktike. Prandaj, edhe fillimi i zhvillimit të bisedimeve nuk mvaret nga Kosova. Këtyre ditëve serish jemi dëshmitarë edhe të një loje të ndytë të Begradit zyrtarë me të zhvarrosurit shqiptarë në Serbi. Serbisë e cila e ka merituar të denohet për gjenocid, si Ishinger, ashtu edhe miqët të tjerë duhet t’i dërgojnë mesazhe të qarta së dyert e BE-së do të mbeten të mbyllura vetëm për Serbinë, derisa ajo nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Sigurisht se pas mendimit pozitiv që dha GJND-ja për ligjshmerinë e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, pritet që të këtë njohje të reja. Diplomacia jonë duhet të intensifikojë lobimin për njohje të reja. Ky lobim duhet të sinkronizohet më Shqipërinë e cila po jep kuntribut të madh në këtë drejtim, dhe më miqët tanë amerikanë dhe evropianë, të cilët bënë shumë që Kosova sot të jetë shtet sovran dhe i pavarur…