Të hënën mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë! Zbardhet axhenda

Ditën e hënë (20 qershor) do të zhvillohet mbledhja e tetë e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Në këtë mbledhje, pritet të firmosen disa marrëveshje, ndërsa është publikuar edhe axhenda.
Në orën 11:15 do të bëhet hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, ku do të mbajnë fjalën dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, ku do të parashtrojnë çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve në orën 12:30, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë, një ditë para zhvillimit të kësaj mbledhje, Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë, ku do të vizitojë edhe familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hage.
Ceremonia zyrtare e pritjes
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj
/rtsh.al/