E Enjte, 5 Nëntor 2026

Akuzat për djalin si i përfshirë në kontrabandë ilaçesh, Noka: Çuçi të japë dorëheqjen

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në një dalje për media deputetit Flamur Noka shprehet se Çuçi vazhdon të qëndrojë në detyrë pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë. Noka tha se nëse në Shqipëri do të kishte shtet dhe demokraci funksionale Çuçi do të ishte ishte shkarkuar menjëherë.

“Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vazhdon të qëndrojë në detyrë pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë.

Dhe akoma më keq, Edi Rama, njësoj siç mbrojti Saimir Tahirin të përfshirë në trafik droge, njësoj siç mbrojti Fatmir Xhafajn për të vëllanë trafikant droge, njësoj siç mbrojti shumë deputetë, kryebashkiakë dhe trafikantë të tjerë shkelës të ligjit, ashtu vazhdon të mbrojë duke bërë gjithçka për mbajtur të fshehur skandalin e përfshirjes së të birit të Bledi Çuçit në një aferë kriminale trafiku në Itali dhe të mbajë përsëri ministër Bledi Çuçin edhe pasi i biri u faktua si i përfshirë në një skemë kriminale trafiku.

Nëse në Shqipëri do të kishte shtet dhe demokraci funksionale dhe nuk do të kishte regjim, Bledi Çuçi nëse s’do të dorëhiqej, do të duhej të ishte shkarkuar menjëherë”, tha Noka.

Më herët edhe Sali Berisha, kryetar i “Rithemelimit” të PD-së,  akuzoi djalin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Endi Çuçi, se është arrestuar në Itali, për kontrabandë ilaçesh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›