Të hënën nis kontrolli nëpër laboratorët dhe klinikat private
Ministri Vasili ngre Task-Force për kontrollin e shërbimeve te privati
Lizeta Duro
Ditën e hënë të gjitha klinikat private në Tiranë do i nënshtrohen një kontrolli. Një grup specialistësh nga Ministria e Shëndetësisë do të bëjë verifikimin për ligjshmërinë e licencave që do të kenë subjektet si dhe do të analizojnë personelin. Lajmi u bë i ditur dje në një komunikim me mediat nga ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Ministri pohoi para gazetarëve se posaçërisht për këtë çështje ka ngritur një Task-forcë e cila do të merret me kontrollin e të gjitha klinikave, laboratorëve, spitaleve dhe të gjitha qendrave të tjera që ofrojnë shërbime shëndetësore private në të gjithë vendin. Shpesh herë qytetarët drejtohen në klinikat private për t’iu shpëtuar radhëve të gjata në ato shtetërore. Për shërbimin e marrë në qendrat shëndetësore private ata janë të detyruar të paguajnë shumë më shumë lekë se në shtet por i sakrifikojnë këto shuma me idenë se aty do të marrin një diagnozë më të saktë dhe më të sigurt se ato të laboratorëve që gjenden në qendrat shtetërore. Mirëpo rezultatet e vizitave te private kohët e fundit po rezultojnë më shumë të pasakta. Pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, ministri ka vendosur që të nisë kontrolli për të pasur një informacion edhe më të saktë mbi cilësinë e shërbimeve të privati.
Deklarata
“Ministria e Shëndetësisë me shumë përgjegjësi e ka marrë në analizë këtë veprimtari dhe ka konstatuar herë pas here që në klinikat publike po vijnë edhe raste që janë trajtuar më parë në klinika apo shërbime private të caktuara dhe ka rezultuar që jo gjithmonë standardi i diagnozës dhe i trajtimit ka qenë i duhuri”, - ka thënë ministri. Ky ka qenë dhe shkaku që Vasili urdhëroi nisjen e verifikimeve dhe kontrolleve nga ana e specialistëve të shëndetësisë për çdo rast abuziv nga ana e institucioneve shëndetësore private.
Kontrolli
“Verifikimet do të konsistojnë në përputhshmërinë e veprimtarisë shëndetësore në bazë të ligjeve në fuqi. Pra, të kryhet kontroll me imtësi në mënyrë që dokumentacioni i marrjes së licencës të jetë pa asnjë devijim nga procedurat legale. Së dyti, duhet verifikim i kompetencës profesionale dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së atyre që ofrojnë shërbim atje; së treti, kualifikimi profesional i doktorëve dhe niveli i kualifikimit të personelit të mesëm dhe të atij ndihmës që ofrojnë shërbimin atje; dhe së katërti, niveli përkatës i teknologjisë dhe aparaturave që ofrohen nga këto shërbime private”, shpjegoi dje ministri. Sipas tij, kontrollet do të kryhen për t’u siguruar që shërbimet shëndetësore private plotësojnë standardet e kërkuara nga qytetarët, sepse janë këta të fundit që paguajnë tarifa të larta për çdo shërbim të marrë në këto qendra shëndetësore.
Në të gjithë vendin tonë ekzistojnë shumë klinika, qendra shëndetësore apo laboratorë që ofrojnë shërbime më mënyrë private. Kohët e fundit siç u shpreh dhe ministri i shëndetësisë, Vasili disa nga analizat e kryera në këto qendra kanë rezultuar jo të sakta. Kjo ngre hije dyshimi në profesionalizmin e stafit, teknologjisë dhe aparaturave të tyre. Me ngritjen e kësaj Task-Force, specialistët e shëndetësisë do të kontrollojnë çdo shërbim shëndetësor privat dhe për çdo konstatim abuziv kundrejt pacientëve, specialistët do të raportojnë në Ministrinë e Shëndetësisë. Në bazë të ligjit në fuqi kjo ministri do të marri për qendrën që do të verifikohet abuzimi, të gjitha masat e përcaktuara sipas shkeljes përkatëse dhe përgjegjësit do të përgjigjet para ligjit.
Dita Botërore e Mjedisit, aktivitete në Berat
Me rastin e Ditës Botërore të mjedisit janë organizuar një sërë aktivitetesh dhe në qytetin e Beratit. Dhjetëra banorë i janë bashkuar dje nismës për një qytet të pastër. Aktivitetet kanë nisur pranë kalasë së Beratit duke pastruar të gjithë zonën nga mbeturinat. Më pas nxënës dhe qytetarë të moshave të ndryshme kanë marrë pjesë në maratonën e organizuar në rrugët e qytetit, ndërsa për fituesit ka pasur dhe dhurata. Ndërkaq në ambientet e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” u përurua vendosja e impiantit “Mulli ere” i cili shfrytëzon energjinë e erës për ta shndërruar në energji alternative. Ishte përurimi i vendosjes së 50 pemëve dekorative përgjatë shëtitores buzë lumit Osum, për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta në qendër të qytetit ka përmbyllur dhe aktivitetet, qëllimi i së cilës ishte sensibilizimi për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, duke menduar për të jo vetëm në një ditë.
7 Qershor 2010