E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Xhejms Klaper emërohet shefi i ri i inteligjencës



Xhejms Klapler është emëruar drejtori i ri i inteligjencës amerikane. Lajmi fillimish është bërë i ditur nga zyrtarët, të cilët janë shprehur se presidenti Barak Obama ka qenë tërësisht i sigurt për zgjedhjen. Klaper ishte nënsekretar i mbrojtjes për inteligjencë dhe gjeneral i pensionuar i Forcave Ajrore dhe tashmë mban vendin e Denis Bler, i cili u largua nga posti i drejtorit i inteligjencës kombëtare në maj. Drejtori i inteligjencës është formalisht përgjegjës për mbikëqyrjen e 16 agjencive të SHBA-ve, por ai ka pak fuqi për të kontrolluar buxhetet e tyre dhe personelin. Përveç menaxhimin e aspekteve të inteligjencës dhe të trupave në Afganistan dhe Irak Kleper do të përballet me një numër sfidash të brendshme, më e rëndësishmja, imazhi i shpërfytyruar i imazhit drejtorit të inteligjencës. Klaper do të jetë drejtori i katërt në pesë vjet, qëkur Kongresi krijoi këtë post. “Ai mban mbi shpinë 45 vjet përvojë në këtë fushë” u shpreh shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuel. Klaper në të njëjtën kohë duhet të përballet me skepticizmin e konsiderueshëm në Kapitol Hill. Demokratët dhe Republikanët në komisionin e inteligjencës të Senatit e kanë kundërshtuar publikisht emërimin e tij, duke favorizuar persona jo të njohur në këtë fushë. Klaper është gjeneral i pensionuar i Forcave Ajrore dhe ka shërbyer si nënsekretar i Mbrojtjes dhe i Inteligjencës USD. Ai ka qenë po ashtu edhe drejtor i Mbrojtjes të Inteligjencës në kuadër të Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar. Klaper ka mbajtur pozicione të ndryshme kyçe brenda Komunitetit të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara. Ai shërbeu si drejtor i Agjencisë Geospatial-Intelligence nga shtatori i vitit 2001 deri në qershor 2006.

7 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›