E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hënën pasdite, Kryeministri Berisha vizitoi panairin e 13-të ndërkombëtar të organizuar nga "Klik Ekspo Group" me pjesëmarrjen e firmave prodhuese vendase dhe të huaja. Sëbashku me Kr

Të hënën pasdite, Kryeministri Berisha vizitoi panairin e 13-të ndërkombëtar të organizuar nga "Klik Ekspo Group" me pjesëmarrjen e firmave prodhuese vendase dhe të huaja.

Sëbashku me Kryeministrin, ishin të pranishëm në këtë eveniment të rëndësishëm ekonomik, përfaqësues të trupit diplomatik të vendeve pjesëmarrëse në panair, drejtues të firmave prodhuese, përfaqësues të biznesit, etj..

Pasi vizitoi pavionet e hapura në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe Q N K-së, Kryeministri Berisha, duke iu përgjigjur interesimit të mediave, e vlerësoi këtë panair si një hap të ri cilësor në traditën tashmë të konsoliduar të panaireve në vendin tonë.

Kryeministri theksoi se prania e kompanive serioze nga Europa dhe vende të tjera të rajonit dëshmon për një interes të veçantë në rritje, që i kushtohet tregut shqiptar.

Më tej, Kryeministri u shpreh:

"Ky panair shënon një hap të ri cilësor në historikun e panaireve, në traditën tashmë të konsoliduar të panaireve në vendin tonë, çka dëshmon për një hop të ri cilësor të besimit tek tregu shqiptar dhe ekonomia shqiptare, si një treg i lirë dhe ekonomi entuziaste.

Prania, këtu, e kompanive të mëdha serioze të Europës, nga Italia, Spanja, Austria, Turqia, Kroacia dhe vende të tjera të rajonit, është realisht një interes shumë i veçantë për tregun shqiptar, treg me nje dinamizëm të admirueshëm.

Ekonomia shqiptare po ecën mbi parashikimet. Ekonomia shqiptare po gjen dimensione të reja në të gjitha aspektet, si në aspektin e prodhimit, ashtu dhe në atë të punësimit dhe në aspekte të tjera."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›