E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, zhvilloi punimet në Tiranë, Samiti vjetor i Kryetarëve të Qeverive të vendeve të Nismës së Europës Qëndrore – NEQ, i cili u parapri nga Forumi ekonomik i vendeve të Nismës së Evrop

Sot, zhvilloi punimet në Tiranë, Samiti vjetor i Kryetarëve të Qeverive të vendeve të Nismës së Europës Qëndrore – NEQ, i cili u parapri nga Forumi ekonomik i vendeve të Nismës së Evropës Qëndrore. Gjatë këtij viti Shqipëria kishte presidencën e rradhës së NEQ-it.

Kryeministri Berisha, i cili drejtoi punimet e Samitit, mirëpriti në këtë takim kryetarë qeverish dhe përfaqësues të qeverive të vendeve anëtare të Nismës. Të pranishëm në punimet e samitit ishin Kancelari austriak Volfgang Schussel, Kryeministri i Hungarisë Ferenc Gyurcsany, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, Zëvendëskryeministrja e Polonisë Zyta Gilowska, Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Vijica Lazoviç, Zevendeskryeministri i Bullgarise Ivaillo Kallfin, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Jan Kubis, si dhe kryetarë të delegacioneve të vendeve të tjera anëtare dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombetare.

Objekti i nismës është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, në fushën politike, ekonomike, sigurimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe mbështetja në proçeset integruese drejt strukturave euro-atlantike.

Temë qëndrore e këtij Samiti ishte diskutimi i çështjeve që kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare në kuadrin rajonal dhe në kuadër të integrimit euroatlantik.

Në Samit u diskutua për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare të NEQ, veçanërisht për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe heqjen e barrierave në shkëmbimin tregtar.

Gjatë punimeve te Samitit u diskutua gjithshtu mbi përpjekjet integruese të vendeve joanëtare në BE, për një integrim sa më të shpejtë të tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›