E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave u miratuan keto vendime: V E N D I M PËR DHËNIE SHTESË FONDI KOMUNËS LOPËS, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS, PËR PËRBALLIMIN E DËMEVE TË

Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave u miratuan keto vendime:

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË FONDI KOMUNËS LOPËS, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS, PËR PËRBALLIMIN E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA SHPËRTHIMI I DEPOVE ME MUNICION LUFTARAK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës sё Shqipërisë", të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", dhe tё neneve 31 e 32/a, tё ligjit nr.8756, datё 26.3.2001, "Pёr emergjencat civile", me propozimin e ministrit të Brendshёm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komunёs Lopёs, tё qarkut tё Gjirokastrёs, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet fondi prej 6 600 000 (gjashtё milionë e gjashtёqind mijё) lekësh, pёr pёrballimin e dёmeve, tё shkaktuara nga shpёrthimi i depove me municion luftarak, fond i cili do tё pёrdoret, si mё poshtё vijon:

- 4 500 000 (katёr milionё e pesёqind mijё) lekё, pёr riparimin e banesave private tё dёmtuara, sipas listёs dhe dokumentacionit teknik, tё hartuar dhe tё miratuar.
- 1 500 000 ( njё milion e pesёqind mijё) lekё, pёr kompensimin e dёmeve tё shkaktuara nё pronёn private, ekonomi ndihmёse tё banorёve tё zonёs.
- 600 000 (gjashtёqind mijё) lekё, pёr riparimin e dёmeve nё objekte publike.

2. Fondi prej 6 600 000 (gjashtё milionё e gjashtёqind mijё) lekёsh tё përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohet prefekti i qarkut tё Gjirokastrёs pёr kontrollin e pёrdorimit tё fondeve nё pёrputhje me kёtё vendim.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe komuna Lopёs pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR ORGANIZIMIN E VEPRIMTARIVE TË CRANS MONTANA FORUM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 21, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës sё Shqipërisë", dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

5. Ministrisё sё Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri "Shpenzime korrente", t'i shtohet fondi prej 32 000 000 (tridhjetё e dy milionë) lekësh, pёr mbulimin e shpenzimeve tё nevojshme, pёr organizimin e veprimtarive tё Crans Montana Forum, qё do tё zhvillohen jashtё shtetit dhe nё Shqipёri, nё maj tё vitit 2007, nё kuadёr tё marrёveshjes sё bashkёpunimit tё Kёshillit tё Ministrave tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe kёtij forumi.

6. Ky fond të përballohet nga pjesa e papёrdorur e fondeve, tё dhёna me vendimin nr.67, datё 9.2.2006, tё Kёshillit tё Ministrave, "Pёr pёrzgjedhjen e shoqёrisё, qё do tё bёjё kontrollin e procedurave dhe tё ligjshmёrisё sё kontratёs pёr privatizimin e Albtelecom", sha-sё".

7. Ngarkohen Ministria e Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PROJEKTIN "CILËSI DHE BARAZI NË ARSIM""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin "Cilësi dhe barazi në arsim"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PROJEKTIN "CILËSI DHE BARAZI NË ARSIM"

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin "Cilësi dhe barazi në arsim".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

KOMPENSIMIN E TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONISTËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kompensimin, deri në 760 (shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë, të të ardhurave mujore të pensionistëve, që marrin pensione pleqërie, pensione invaliditeti dhe pensione familjare, të caktuara në përputhje me dispozitat e ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë", dhe të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, "Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë", dhe të pensioneve të caktuara, në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, që në datë 30.11.2006, janë deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë.

2. Në kuptim të këtij vendimi, të ardhurat mujore të pensionistit, përfshijnë masën e pensionit të pleqërisë, kompensimin, që jepet sipas vendimeve nr.138, datë 31.3.1994, të Këshillit të Ministrave, "Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse", nr.471, datë 15.7.1996, të Këshillit të Ministrave, "Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm", dhe nr.401, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, "Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve".

3. Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistit, deri në kufirin e pikës 1, të këtij vendimi, të bëhet, si më poshtë vijon:

a) Pensionistëve, që marrin pensione të plota pleqërie, të cilët para datës 1.12.2006 kanë të ardhura mujore nga 9 240 (nëntë mijë e dyqind e dyzet) lekë deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë, t'u shtohet shuma deri në 760 (shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë në muaj dhe, pas kësaj, shuma e të ardhurave mujore arrin 10 000 (dhjetë mijë) lekë.
b) Pensionistëve, që marrin pensione të pjesshme pleqërie, të cilët para datës 1.12.2006 kanë të ardhura mujore nën 9 240 (nëntë mijë e dyqind e dyzet) lekë, t'u shtohet shuma deri në 760 (shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë në muaj.

Masa individuale e kompensimit llogaritet, duke shumëzuar masën e plotë të kompensimit me masën e pensionit mujor, pjesëtuar me masën e pensionit minimal.

c) Pensionistëve, që marrin pensione të plota invaliditeti dhe pensione të plota familjare, të cilët para datës 1.12.2006 kanë të ardhura mujore nga 8 740 (tetë mijë e shtatëqind e dyzet) lekë deri në 9 500 (nëntë mijë e pesëqind) lekë, t'u shtohet shuma deri në 760 (shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë në muaj.

ç) Pensionistëve, që marrin pensione të pjesshme invaliditeti dhe pensione të pjesshme familjare, të cilët para datës 1.12.2006 kanë të ardhura mujore nën 8 740 (tetë mijë e shtatëqind e dyzet) lekë, t'u shtohet shuma deri në 760 (shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë në muaj.

Masa individuale e kompensimit llogaritet, duke shumëzuar masën e plotë të kompensimit me masën e pensionit mujor, pjesëtuar me masën e pensionit minimal.

4. Kompensimin shtesë për të ardhurat mujore, të përcaktuar në shkronjat "a", "b", "c" e "ç", të pikës 3, të këtij vendimi, e marrin edhe pensionistët, që datën e fillimit të pensionit e kanë nga data 1.12.2006 e në vazhdim, përfshirë dhe këtë datë.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2006, në shumën 154 766 000 (njëqind e pesëdhjetë e katër milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e buxhetit të vitit 2006, miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

6. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sha, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.12.2006.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN, NË ITALI, TË Z.BASHKIM GAZIDEDE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», dhe tё neneve 8 e 12, tё ligjit nr.9464, datё 28.12.2005, « Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2006 », me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2006, nё programin « Administrim, planifikim, menaxhim », zёri « Shpenzime operative » t'i shtohet fondi prej 4 000 000 (katёr milionё) lekësh, pёr mbulimin e pjesshёm tё shpenzimeve pёr kurimin, nё Itali, tё z.Bashkim Gazidede.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa tё kryhet pas paraqitjes sё faturave pёrkatёse.

4. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN, NË ITALI, TË ZNJ.MIMOZA DHËMBI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», dhe tё neneve 8 e 12, tё ligjit nr.9464, datё 28.12.2005, « Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2006 », me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2006, nё programin « Administrim, planifikim, menaxhim », zёri « Shpenzime operative » t'i shtohet fondi prej 4 400 000 (katёr millionё e katёrqind mijë) lekësh, pёr mbulimin e pjesshёm tё shpenzimeve pёr kurimin, nё Itali, tё zj.Mimoza Dhёmbi.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa tё kryhet pas paraqitjes sё faturave pёrkatёse.

4. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›