Gjatë punimeve të Samitit, Kryeministri Berisha zhvilloi takime dypalëshe me Kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski, Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Vijica Lazoviç, me Kancelarin austr
Gjatë punimeve të Samitit, Kryeministri Berisha zhvilloi takime dypalëshe me Kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski, Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Vijica Lazoviç, me Kancelarin austriak Volfgang Schussel dhe me Kryeministrin kroat Ivo Sanader.
Këto takime u përqëndruan në bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve, kryesisht në rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.
Në takim u diskutua gjithashtu mbi përpjekjet e përbashkëta për integrimin europian dhe anëtarësimin në NATO.
Një pikë e rëndësishme e diskutimit në të gjitha takimet ishte çështja e statusit final të Kosovës.
Gjatë këtyre takimeve, bashkëbiseduesit përgëzuan kryeministrin Berisha për sukseset e arritura nga qeveria shqiptare në të gjitha fushat, veçanërisht në rivendosjen e rendit.
Në mënyrë të veçantë, Kancelari Schussel theksoi se reformat dhe arritjet ekonomike të Shqipërisë gjate këtij viti janë mbresëlënëse dhe këto, sëbashku me rezultatet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do ta sjellin Shqipërinë gjithnjë e më afër Evropës.