E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, në orën 18.00, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të radhës. • Në fillim të saj, Kryeministri Berisha bëri të ditur vendimin për orientimin e fondeve, të krijuara nga

Sot, në orën 18.00, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të radhës.

• Në fillim të saj, Kryeministri Berisha bëri të ditur vendimin për orientimin e fondeve, të krijuara nga kursimi i shpenzimeve operative abuzive, drejt investimeve publike, në infrastrukturë dhe projekte të tjera madhore.

Duke e vlerësuar vendimin një hap të rëndësishëm dhe pozitiv, që rrit vlerën e buxhetit të shtetit në shërbim të qytetarëve, Kryeministri, ndër të tjera, theksoi:

"Sot, ne vendosim për një zhvendosje të re të shpenzimeve operative drejt investimeve publike. Në muajin dhjetor të vitit të shkuar, me standartet e reja që vendosëm, duke mos lejuar përdorimin nga zyrtarët të parave publike për qëllime private apo personale, ne ia dolëm të shpëtojmë nga abuziviteti 46 milion euro. Natyrisht kjo masë nuk ishte përfundimtare, sepse prek vetëm disa kategori shpezimesh, por regjimi i mbikqyrjes me anë të auditit dhe nga zyrtarët të shpenzimeve operative bëri që të vijmë edhe me 55 milion të tjera fonde të shpëtuara nga shpenzimet abuzive, të cilat do të përdoren në dy drejtime kryesore. Së pari, do të përdoren në investimin publik, një pjesë e mirë e tyre do të kalojnë drejt infrastrukturës, rrugëve dhe projekteve të tjera të mëdha. Së dyti, me një pjesë të tyre, administrata do të paguajë borxhet që ka kontraktuar gjatë këtyre viteve ndaj Koorporatës Elektroenergjitike. Siç jeni në dijeni, ndaj KESH-it nuk abuzonin ishin vetëm privatët, por njëlloj ishin dhe institucionet e rëndësishme shtetërore, që nuk paguanin detyrimet ndaj saj. Ministria e Financave ka vendosur që fondet e kursyera nga shpenzimet operative, e theksoj vetëm nga shpenzimet operative, t'i adresojë drejt sektorëve prioritarë të qeverisë. Kjo është një lëvizje e re, një masë shumë e rëndësishme dhe me efekt shumë pozitiv, e cila valorizon buxhetin dhe e bën atë edhe më të vlefshëm për qytetarët shqiptarë."

• Kryeministri bëri të njohur edhe vendimin e qeverisë greke për miratimin e grantit për ndërtimin e rrugës Konispol-Sarandë, investim me vlerë 35 milion euro.

Kryeministri informoi se për ndërtimin e kësaj rruge, që do të lidhë Sarandën me trafikun ndërkombëtar nëpërmjet një rruge të standarteve të larta, qeveria shqiptare do të financojë 20 për qind të vlerës. Ky financim, - theksoi Kryeministri - është në kuadrin e ndihmës me një fond të veçantë që qeveria greke ka parashikura për vendet e Ballkanit, nga të cilat përfituers kryesor në këtë kontekst bëhet Shqipëria.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›