Ushtarakët sfidojnë Berishën, rivendosin tabelat në hyrje të SHQUP-it (FOTO)
Tiranë- Pak ditë pas vendimit të kryeministrit në ikje Sali Berisha dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ushtarakët kanë sfiduar verdiktin për kthimin e godinës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë, SHQUP në godinë të Partisë Demokratike.
Në një vëzhgim të Gazetës IDEA ditën e sotme, 16 gusht 2013, në hyrje të SHQUP-it është e vendosur tabela, në të cilën lexohet qartazi Reparti Ushtarak Nr.6004, çka nënkupton se godina është pjesë e ushtrisë shqiptare, e cila vijon të ruhet me ushtarë.
Rivendosja e tabelës që e tregon SHQUP-in si repart ushtarak tregon se ende kjo ndërtesë është në pronësi të ushtrisë edhe pse presidenti me dekret e ka hequr nga pronat e ushtrisë shqiptare.
Për vendimin e qeverisë Berisha protestuan ditë më parë edhe ish-ushtarakët, të cilët i bëjnë thirrje ushtarakëve të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion, të cilin ata e quajtën ‘shtëpia jonë’.
Ata i bënë thirrje ministrit në ikje të Mbrojtjes, Arben Imami që të anullojë vendimin. Kurse sot PD-ja reagoi duke thënë se prej mese dy javesh marioneta te pushtetareve te neserm kane nisur nje sulm te paprecedent ndaj Partise Demokratike. Vajtojne per fatet e nje ish-restoranti te ushtrise ata qe vite me pare, per interesa pushteti sakrifikuan te gjithe infrastrukturen ushtarake te vendit, ata qe ben çmos te pengonin hyrjen ne Aleancen Veri-Atlantike. Kërcenimet publike ndaj figuarve të rëndësishme shtetërore, gjuha e urrejtjes dhe mllefi antiopozitar dëshmojnë, sipas saj, reflekset e regjimeve totalitare.
Erjon Braçe i Partisë Socialiste, përmes një postimi në rrjetin social Facebook akuzoi qeverinë dhe presidentin se me veprime të tilla shndërrohen në ‘banda të zhvatësve politikë’.
Tjetërsimi i SHQUP-it nuk kaloi pa vëmendjen e agjencive prestigjoze të lajmeve, BBC-ja e cilësoi vendimin si Shpërblimi i fundit për veten ishte një seli e re.
Dorina Bilbili/IDEA/
◄ Pas Para ► Foto 1 / 4