E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi i përgjigjet Jakës: S’kemi listë për subjekte të penalizuara pa të drejtë

ELBASAN – “CEZ Shpërndarje” ka vijuar në Elbasan aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorët debitorë.

Administratori i CEZ-it, Sahit Dollapi bëri të ditur se deri tani u është ndërprerë energjia 250 subjekteve, ndërsa vlera totale e debisë ndaj CEZ-it llogaritet deri në 20 milionë dollarë.

“Nuk do të falim detyrimet ndaj asnjë debitori.”- nënvizoi Dollapi.

Ndërkohë administratori i CEZ-it reagoi në lidhje me deklarata e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i cili denoncoi gjobat që sipas tij, kompania “CEZ Shpërndarje” po iu vendos bizneseve.

Dollapi deklaroi se CEZ-i nuk ka listë për subjekte të penalizuara pa të drejtë.

Nikolin Jaka deklaroi një ditë më parë se shkak për gjobat ndaj bizneseve është bërë mosshlyerja e kamatvonesave, me një afat deri në 6 vjet, të cilat janë vënë në mënyrë abuzive nga “CEZ Shpërndarje”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›