Të huajt lakmojnë Muzeun
Muzeu Historik Kombëtar, godina muzeale më e madhe në vend ku ndodhen të ekspozuara 4750 objekte, dëshmi e lashtësisë së popullit shqiptar, ka një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve. Në muajt janar-korrik ky institucion ka pritur më shumë se 29.897 vizitorë shqiptarë dhe të huaj.
Duke iu referuar shifrave Preng Cara, përgjegjës i sektorit të organizimit të personelit dhe sigurimit në këtë muze shprehet se, “Evidentohet një rritje e ndjeshme e numrit të vizitorëve shqiptarë dhe të huaj, ku shifrat tregojnë se ka një rritje mbi 50 përqind nga viti i kaluar”. Më pas Cara vijoi duke thënë se, “Me krijimin e pavionit të Etnografisë dhe ndryshimet në orar, pritet të sjellin një rritje progresive të këtij numri, që mund t'i kalojë 90.000 vizitorë përgjatë gjithë vitit 2008”. Vetëm vitin e kaluar ambientet e këtij muzeu kanë pritur mbi 84.540 vizitorë, ku ndër këta spikasin të huajt që vijnë kryesisht nga vendet aziatike dhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Muzeu Historik Kombëtar i çelur më 28 tetor 1981 është muzeu më i madh në Shqipëri me qendër të sheshit "Skënderbej". Muzeu është konceptuar që prezantimi e tij të bëhet nëpërmjet 8-të pavioneve, që nga lashtësia deri në etapat më të rëndësishme të historisë së vendit.