E Shtunë, 31 Tetor 2026

Post mortum për Gambetën



Vangjush Gambeta, një nga personalitetet në zë të medias së shkruar, opozitar i regjimit komunist është ndarë nga jeta të hënën në Tiranë, në moshën 79 vjeçare.

Gambeta një nga gazetarët e njohur sidomos në Ekonomi ka qënë edhe Zv. Kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit” gjatë viteve 1956-1975. Por për pikëpamjet e kundërta me regjimin ai u internua për rreth 14 vjet nga Tirana, për t’u rikthyer në jetën publike vetëm pas vitit 1991. Ai ishte një nga anëtarët e komisionit nismëtarë të Partisë Republikane dhe më pas për 3 vjet ishte nënkryetar i PR-së dhe Kryeredaktor i gazetës “Republika”.

Profesionalizmi i Vangjush Gambetës spikat në botimet e artikujve të guximshëm, në analizat e ekonomisë së planifikuar gjatë regjimit komunist kur ai punonte edhe si pedagog i ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Pas viteve 1993, ai do t’i përkushtohej përkthimit dhe redaktimit të librave si: Zhukov “Kujtime dhe meditime”, L.D Trocki “Jeta ime”, Vadim Bakatin “Çlirim nga KGB”. Ai mban titullin, Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›