Industria, shtohen në treg subjektet agroushqimore
Subjektet private që kanë vendosur t’i kushtohen industrisë agroushqimore, janë shtuar në numër gjatë vitit 2008. Fermeri shqiptar ka zgjuar interesin për t’u futur në këtë lloj biznesi, e për rrjedhojë, ka shtuar kërkesat pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për të marrë licenca për të ushtruar aktivitete agroushqimore. Të dhënat zyrtare të MBUMK-së tregojnë se numri i subjekteve të reja të licencuara në shkallë vendi në sektorin e agropërpunimit është rritur 2.3 për qind në 6 muajt e parë të këtij viti, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sipas burimeve nga Drejtoria e Kontrollit Ushqimor në dikasterin e Bujqësisë, në 6-mujorin e parë të vitit, gjatë kësaj periudhe janë rilicencuar në masën 100% bizneset që ushtrojnë aktivitet në industrinë agroushqimore, të cilat u janë nënshtruar procedurave dhe kërkesave të reja për aktivitetin e tyre sipas standardeve evropiane. Por për të zhvilluar këto lloj biznesi përfaqësuesit e agrobiznesit i kanë drejtues disa herë kërkesa qeverisë për të lehtësuar aktivitetin e tyre. Ata kanë kërkuar rimbursim të TVSH-së për imputet bujqësore. Ndërsa aktualisht ekziston një skemë për rimbursimin e TVSH-së së zbritshme për bujqësinë, agrobiznesi kërkon të shtohet lista e rimbursimit. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, që në skemën aktuale të rimbursimit të TVSH-së së zbritshme për bujqësinë, duhet të shtohen edhe lista e imputeve bujqësore. Specialistët shtojnë se kjo skemë i nxit prodhuesit vendas, të cilët janë furnizuesit kryesorë të industrisë agropërpunuese me lëndë të para, të rrisin prodhimin.
Në koston e prodhimit të produkteve bujqësore vlera e imputeve zë 30-40% të vlerës së produktit. Drejtoria e Kontrollit Ushqimor njofton se për rritjen e sigurisë ushqimore, janë shtuar ndjeshëm kontrollet për cilësinë dhe standardet e ushqimeve që tregtohen në vend si dhe numri i analizave që kryhen në laboratorët e ushqimit. Ndërkohë që licencimet janë dhënë kryesisht për prodhimin e lëngjeve të frutave, pijeve alkoolike, perimeve të konservuara etj. Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit e ka përparësi të saj orientimin e fermerit shqiptar drejt serave, vreshtave, frutikulturës, blegtorisë. Duke u orientuar fermeri shqiptar në këto drejtime, Shqipëria si vend do të vetushqehej dhe do të eksportonte ushqime e produkte mjaft cilësore. Ndërkaq, biznesi shqiptar i industrisë agroushqimore ka marrë pjesë edhe në panaire ndërkombëtare, ku ka ekspozuar produktet shqiptare. I tillë ka qenë pak muaj më parë panairi i degustimit në Foggia, Itali. Në këtë panair për katër 4 ditë rresht janë shijuar prodhime të llojeve të ndryshme nga më cilësoret, që janë prezantuar nga vendet e rajonit, mes tyre dhe Shqipëria. Ky event i promovuar nga Rajoni i Puglia-s në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Foggia-s dhe Unionin e Dhomave të Tregtisë së Puglia-s iu dedikua tërësisht biznesit dhe promovimit të produkteve tipike cilësore. Salloni ishte i organizuar si “bursë” agroushqimore dhe u finalizua për të favorizuar dhe mbështetur raste takimi midis ndërmarrjeve të sektorit agroushqimor/fruta-perimeve dhe operatorëve të distribucionit, italian dhe të huaj, nëpërmjet një programi takimesh specifike dhe të programuara.
Société Générale Group, të ardhurat 1,740 milionë euro në vitin 2008
Përkundrejt situatës së krizës financiare (kriza e pasurive të paluajtshme në SHBA, rritja e fortë e çmimeve të mallrave dhe lëndëve të para, paqëndrueshmëria në shkëmbimet valutore), Société Générale Group deklaroi të ardhura neto prej 1,740 milionë euro për gjysmën e parë të vitit 2008. Me gjithë rezultatet e larta në biznes, të ardhurat bankare neto u prekën nga elemente të natyrës së papërsëritshme. Ato kapën shifrën prej 11,263 milionë € për gjysmën e parë të vitit 2008, duke shënuar një rënie prej 11.1% (ose në ngritje prej 0.1% duke përjashtuar elementet e papërsëritshme). Rrjeti bankar në Francë përbën një bazë të fortë, duke gjeneruar rritje në biznes dhe të ardhura për gjysmën e parë të 2008-ës. Rrjeti ndërkombëtar Retail tregoi rritje të fortë, çka pasqyron suksesin e strategjisë së zhvillimit të kalibruar dhe të përqendruar mirë të këtij divizioni (me 2/3 e të ardhurave të gjeneruara në vende që kombinojnë qëndrueshmërinë dhe potencialin e lartë: Republikë Çeke, Rumani, Rusi, Egjipt dhe Marok). Përveç kësaj, në gjysmën e parë të vitit 2008 grupi bleu Rosbank, rrjetin bankar më të madh me kapital privat në Rusi, i cili ka 3 milionë klientë. Shërbimet e Specializuara Financiare (financë biznesi dhe shërbime, kredi konsumatore dhe sigurime) vazhduan zhvillimin e tyre me parametra rritjeje të pozicionuar mirë. Divizioni i Menaxhimit të Investimeve Globale dhe Shërbimeve pati rezultate mikse: bizneset e shërbimeve ndaj privatëve dhe shërbimet në letrat me vlerë dhe Bursorama patën rezultate të larta tregtare, ndërkohë që menaxhimi i aseteve vazhdoi të vuante nga kriza financiare. Investimet ndaj korporatave dhe ato bankare konfirmuan qëndrueshmërinë e rrjetit të tyre franchising, veçanërisht me aksionet, të ardhurat fikse, aktivitetet me valutat dhe me lëndët e para. Megjithatë, elementë të papërsëritshëm prekën të ardhurat bankare neto.
Rritje që i shërben numrit më të madh të njerëzve:
■ 19,000 punësime të reja për 2008
■ 151,000 punonjës
■ 30 milionë klientë në të gjithë botën (1)
■ 119 kombësi
■ në 82 vende