Do zhduken letrat nga Muzeu!
Do marrë fund historia e letrave për të dëshmuar shqiptarët me kopje dokumentesh. Muzeu Historik Kombëtar do të nisë fushatën për heqjen e “letrave” nga pavionet e Mesjetës, Rilindjes Kombëtare dhe Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare. Të gjitha epokat nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët dhe shteti do të paraqiten me objekte konkrete. Por në muze nuk ekziston asnjë fond i tillë. Drejtori i Muzeut Kasem Bicoku tregon se zhdukjen e tyre nga ish Kinostudio, dhe shtëpia e oficerëve, dhe mungesën e tyre do ta zëvendeësojnë imitimet sipas fotove
Do zhduken letrat nga Muzeu!
Nëse hyn sot në Muze, dhe shkon direkt në pavionin e Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare ajo që shkakton ndjesitë e kuriozitet zbrazet e gjitha në ca letra, kopje dokumentesh, e fotosh, që kanë marrë qysh tashi zverdhjen sikur të kishte ndodhur historia këtu e 500 vjet më parë. E njëjta ekspoze ndodh dhe me Rilindjen Kombëtare, dhe po të shkosh më tej në letra të pakta është dhe mesjeta. Ky nuk mund të quhet Muze, -pohon drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Kasem Biçoku, por një ekspozitë letrash.
Por pyetja më e thjeshtë është pse Muzeu Historik Kombëtar ka përfunduar në ekspozitë me copa letrash, dhe për memorie vizive ka ca fotografi?! Në Muze sot nuk ka objekte reale që të demostrojnë kohën, dhe përmes tyre ndryshimin për mirë a për keq të shqiptarëve. Kjo pasuri, me objekte konkrete do t’i jepte konceptin e vërtetë Muzeut. Por, meqë për shqiptarët gjithmonë ka një justifikim absurd, edhe këtë herë mungesa e objekteve për pasqyrimin e historisë së popullit shqiptar lidhet me “vetëvrasjen”. Viti ’97 ngarkohet me barrën e vjedhjeve më të mëdha që kanë ndodhur. Ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, që mbante një pasuri veshjesh dhe objektesh të periudhave të mësipërme është grabitur, dhe asgjë nuk ka mbetur nga trashëgimia e saj 50 vjeçare. Po ashtu një vend shumë strategjik që ka pasur në fond të hamendësuar të pasur ka qenë dhe shtëpia e oficerëve, për të cilat drejtori i Muzeut thotë se prej tyre janë furnizuar koleksionistët sotëm.
Por edhe pse nuk ka asnjë trashëgimi materiale nga periudhat e mësipërme, Biçoku tregon se “do t’i “zhdukë” letrat nga muzeu”. Duke iu referuar fotove, dhe imazhit që mbahet mend nga periudhat, si dhe dëshmitë historike, aq sa kanë sosur deri në ditët tona, drejtori i MHK-së thotë se gjithcka do të shndërrohet në objekte reale.
Pra do të bëhet një imitim i veshjeve, për të përfytyruar shqiptarin e epokave.
“Këto pra do të shndërrohen në objekte të veçanta sepse po ta shikosh që nga mesjeta, Rilindja edhe një pavijon i ri i ngritur siç është ai i Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare nuk është një pavijon muze por një ekspozitë me letra, me foto, kopje dokumentesh etj. natyrisht këto do të zëvendësohen me ato që përbëjnë objekte muzeale”.
Idetë e tij Biçoku i hedh me rastin e ristrukturimit të Muzeut ku parashikohet që në vitet 2010-2011 të kemi konkretisht pavionin e Historisë së Popullit Shqiptar.
Për shembull për mesjetën drejtori i Muzeut thotë se do të përdoren simbolet shtetërore siç janë stemat, flamurët, kartëmonedhat, uniformat etj, pra ato objekte që kanë dominuar më shumë. “Po të krahasohemi me muzetë evropiane, këto lloj pavijonesh mund të konsiderohet më shumë si një ekspozita. Kur vjen vizitori në ambjentet tona ai duhet të ketë përpara të gjitha ndryshimet që ka pësuar për shembull flamuri ynë, si ka qenë stema, identitetit, veshja etj. në këtë mënyrë ne mendojmë se do të krijojmë një muze më ndryshe krahasuar me atë më parë”, thotë Biçoku.

Kasem Biçoku: Ristrukturimi i Muzeut! Të ndryshojë mendësia komuniste
Flitet për ristrukturimin e Muzeut, a mund të na thoni në cilën fazë jeni aktualisht?
Muzeu është në një fazë të ristrukturimit tërësor. Këshilli shkencorë i mbledhur me datë 4. 07. 2008 pasi u njoh dhe diskutoi rreth projektit “Për ristrukturimin e pavijoneve të MHK-së ka vendosur të miratojë në parim projektet e paraqitur në këtë mbledhje të Këshillit Shkencor.
Dhe si do të jetë Muzeu pas ristrukturimit tërësor ?
Në fillim do të jetë pavioni i lashtësisë që përfshinë pavionin e arkeologjisë, që zgjerohet dyfish në krahasim me atë që ekziston momentalisht dhe do të zërë hapësirën e katit të parë ku ndodhet aktualisht si dhe hapësirën e katit të dytë ku ndodhet pavijoni Mesjetar. Pastaj do të vijë seksioni i historisë së popullit shqiptar, i cili do të zërë hapësirën e katit të tretë. Seksioni i fundit është ai i Etnokulturës që do të zërë hapësirën e katit të dytë ku ndodhet aktualisht ekspozita e Kulturës Popullore dhe pavijoni i Genocidit dhe Terrorit Komunist. Ky pavijon do të zërë plot 1900 m/katrorë, ai i Historisë së Popullit Shqiptarë do të zgjerohet me 3400 m/ katrorë, ndërsa seksioni i lashtësisë zgjerohet 2000 metra katrorë.
Cili do të jetë grupi i punës që do merret me projektet e pavioneve të mësipërme?
Pavioni i Etnokulturës do të përfundojë brenda vitit 2009, për të cilin janë ngarkuar të punojnë prof. Yllka Selimi dhe Afërdita Onuzi. Ndërsa është caktuar një grup arkeologësh, që do të drejtohet nga Prof. Dr Neritan Ceka për të gjithë projektin. Seksioni i Etnokulturës dhe ai i Lashtësisë kapin rreth 80% të sipërfaqes së Muzeut.
A mund të na thoni disa nga çështjet më problematike që janë ngritur në mbledhjen e këshillit shkencor që realisht përbëjnë shqetësim për pasurinë e Muzeun Kombëtar?
Anëtarët e Këshillit të Shkencorë ngritën edhe shqetësimin e përbashkët të tyre për t’i dhënë zgjidhje problemit të sistemit të klimatizimit të Muzeut tonë Kombëtar. Për këtë janë trajtuar dy variante: rivendosja në pune e Aparaturës qendrore të klimatizimit që ka funksionuar deri aty nga fillimi i viteve ’90-të. Ndërsa sa i përket variantit të dytë bëhet fjalë për vendosjen e aparaturave bashkëkohore që do të kërkonte edhe mendimin specialistëve të fushës dhe kohën. Për këtë çështje do të zhvillohen edhe konsulta me specialistë të kësaj fushe. Disa objekte të rralla e më vlera unikale në Ballkan e më gjerë si Dea dhe Butrinti, ikonat e Onufrit, Epitafi i Glavinicës, e cila është edhe kryevlera e muzeut tonë që i përket vitit 1373, etj, do të veçohen nga objekte të tjera duke u krijuar atyre mikroklimë në mjediset ku do të ekspozohen. Po ashtu Këshilli ka kërkuar që për një kohë sa më të shpejtë të rivendosë në punë edhe sistemin e ashensorëve. Këto janë disa projekte që shpresoj që në për dy vjet gjysëm, muzeu të jetë strukturuar dhe këto projekte të kenë përfunduar.
Ju keni hedhur idenë e muzeve tematikë. Përballë mungesës së këtyre muzeve në kryeqytet, mund të na thoni konkretisht tendencat rreth këtij koncepti, a kemi aq shumë ngjarje historike dhe objekte për të ngritur muze të tillë?
Unë jam me konceptin se Muzeu duhet të luajë rolin e një qendre shkencore. Është fjala për ndërtimin e muzeve të një natyre të vecantë, tematikë që fatkeqësisht ne nuk i kemi. Këto duhen ndërtuar, potenciale ka. E kam theksuar edhe disa herë të tjera që Tetari i Kukullave ku ka qënë për shumë kohë parlamenti duhet të kthehet në një muze të parlamentit sepse ne kemi një veçori që nuk e kanë popujt e tjerë. Ne kemi traditën kuvendeve, pra kemi institucionin e kuvendit. Është një institucion që shoqërinë shqiptare e kanë dalluar, ku konsideroheshin të barabartë të gjithë pjesëmarrësit. Kuvendi ishte nga instanca më e vogël e një fshati e deri në kuvendet e shkallës kombëtare, si ai i Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, Ismail Qemalit etj. ka një veçori e cila mund të gjendet vetëm tek zviceranët. Muzeu i Kuvendeve tregon demokracinë. Institucioni kuvendit ka qenë një institucion që njihet në mesjetë por në Zvicër ai ka lënë gjurmë edhe në shoqërinë e sotme dhe që shprehet se çdo ligj në këtë shtet nuk e miraton parlamenti pa miratimin e referendumit. Pra të gjithë ishin të barabartë, i pasuri dhe i varfri. Nëse do të ndërtonim një të tillë, të ngjashëm, në Tiranë, pra tek Teatri i Kukullave do të tregonte për botën shpirtërore të shqiptarëve.
A ka ngjarje dhe fakte që kanë mbetur jashtë Muzeut për shkak të mendësisë ende komuniste dhe ju do ta rikuperoni me ristrukturimin e tij?
Muzeu ka qenë i njëanshëm deri tani në paraqitjen e historisë sepse paraqet një popull që vetëm ka luftuar dhe që nuk ka qenë e vërtetë. Ne kemi jetuar, kemi gëzuar, kemi pasur kulturën që është pasqyruar sa duhet në muze. PO të hedhim sot një vështrim në Muze del se nuk është e pasqyruar ajo që quhet Rilindja e vërtetë, pra Lëvizja Kombëtare e shekullit 19-të, kur Rilindja tek ne ka qenë si ajo evropiane duke përfshirë këtu edhe kohën e humanistëve, shkrimin shqip, librin shqip etj. Por, ne kemi paragjykuar kombet fqinjë dhe historiografia e periudhës komuniste ka manipuluar dhe fshirë shumë fakte nga historia dhe kultura e kësaj periudhe. Kjo ndodh sepse edhe në botimet që dalin sot një pjesë e historianëve vazhdojnë të jenë me mentalitet komunist. Dhe kjo gjë do të ndryshojë komplet gjatë ristrukturimit të Muzeut. Rilindja duhet quajtur periudha e fundit. Dhe një nga rilindësit e parë ka qënë Skënderbeu. Po të shikosh letrat e tij, kulturën e tij shihet krejtësisht lidhja me këto periudhë. Vetë italianët kanë pohuar se ai e dinte gjuhen italiane njësoj si ata. Po çfarë tregon kjo? Është një nevojë shpirtërore sepse veç kësaj ai dinte edhe turqishten, sllavishten sepse edhe mjedisi i tillë ishte dhe detyrimisht ndikonte ku gjuhet e mesjetës ishin greqishtja, latinishtja dhe sllavishtja. Heroi ynë mësoi edhe italishten si të ishte vendas. Pra çështja e muzeumit është një debat i panevojshëm, ai është një problem duhet ta zgjidhin arkitektët, artistët, autorët.
Kur do të përfundojë ristrukturimi i Muzeut?
Në fund të këtij viti ne do të mbarojmë vetëm një seksion, do të bëjmë pak më shumë se një të katërtën e muzeut. Ndërsa vitin tjetër edhe një të katërtën, kështu që gjysma e muzeut do të arrihet të ristrukturohet për dy vjet. Në hyrje do të ketë objekte kryesisht nga lashtësia, dhe objekte arkeologjike që i kemi shumë të pasura. Kjo sepse do të marrim fondet dhe kjo është shumë e rëndësishme. Fondet kanë kaluar në Ministrinë e Kulturës nga varet edhe muze dhe administrohet prej saj. Po bëjmë përgatitje të veçanta për krijim e fondeve për objektet. Për të ndërtuar seksionin e etnokulturës kemi marrë nga etnokultura rreth 1100 objekte veç atyre që kemi vetë, dhe po përgatisim ambientet për 34 mijë objekteve etnokulturës që janë në qendrën e studimeve albanologjike dhe do të kalojnë nën administrimin e Muzeut Historik Kombëtar.
Seksioni i etnokulturës ka një rëndësi shumë të madhe sepse ajo krijon një imazh për të kuptuar nivelin kulturor në veshje, pikturë etj. Ajo që dallon shqiptarët është veshja e tyre jashtëzakonisht e larmishme dhe shumë bukur. Kur të ketë përfunduar ky pavijon, ai do të jetë i ndarë në seksionin e fshatit dhe të qytetit dhe do të kuptoni se sa vlera, shije dhe gusto të veçantë paskan pasur, paraardhësit tanë. Është një ndryshim rrënjësor dhe sot ë jetë një muze krejt tjetër nga ajo çfarë është parë deri tani.