Te infektuarit pesojne rritje drastike
Te pakten 65 raste te reja me HIV pozitiv jane identifikuar gjate ketij viti duke e cuar numrin e pergjithshem te rasteve ne 478 behet e ditur nga Instituti i Shendetit Publik ne Diten Boterore te Luftes kunder HIV/AIDS 1 dhjetori. Te dhenat nga ISHP flasin per 335 meshkuj HIV pozitiv dhe 143 femra si dhe 24 femije nen moshen 15 vjec. Te dhenat flasin per 92 vdekje nga AIDS. Nderkohe ne Shqiperi predominon rruga seksuale e transmetimit me ne total 92. Dje ne Diten Boterore te Luftes kunder HIV/AIDS jane organizuar nje sere aktivitetesh me qellim informimin e popullates per kete semundje. Nderkohe qe deri ne vitin 2010 ne Shqiperi kane rezultuar 406 persona te infektuar me HIV dhe 142 jane ne stadin AIDS. Edhe nga grafiku mund te shikohet se deri ne vitin 2000 rastet kane qene te pakta por pas kesaj periudhe numri i personave te infektuar ka ardhur ne rritje me norma relativisht te larta. Ne vitin 2007 rezulton rritja me e larte e personave te infektuar 37.5 me shume se 2006-a. Edhe 2009-a karakterizohet nga nje norme e larte 24.5 me shume se sa ne vitin 2008. Viti 2010 ka rezultuar me nje renie te personave te identifikuar me HIV 33 me pak se ne 2009-n. Lidhur me menyren e transmetimit te kesaj semundje rruga seksuale ngelet me e perhapura me 92 te rasteve. Nder to 81 rruge heteroseksuale dhe 11 homoseksuale. 4 jane raste te kalimit te semundjes nga nena te femija 3 nga transfuzion i gjakut dhe 1 nga perdorimi i shiringave. Per sa i perket raportit femra- meshkuj me te prekur rezultojne meshkujt. Megjithate qe pas vitit 2003 raporti ka ndryshuar duke e rritur numrin e femrave te infektuara krahasuar me meshkujt. Ne 2010 kishte 34 me shume femra me HIV se sa ne 2009-n.