Të jesh Shqiptar!
Unë nuk di të ketë një popull tjetër që të identifikohet me kaq emra nga vete e nga të tjerët. Albanian, Albanese, Arvanit, Arnavut, Albanski, Arber, Shqiptar, Ilir … Për sa herë ndërruam emër vetë ne nuk e dimë as arsyen e kështu cështja për të kuptuar përse të tjerët na therrasin ndryshe komplikohet dhe më tepër. Unë nuk jam gjuhëtar e për më tepër nuk shkruaj duke ju referuar studimeve të mija pasi perveç pasionit nuk po them prej vetes asgjë akademike. Prandaj dhe shkrimi im duhët të kuptohet në këtë frymë.
Ndërsa po humulotja me interesin për të ditur nga i ka rrënjët të qënurit shqiptar alban…mu kujtua biseda që po zhvilloja tërësisht rastësisht me një Iranian, disident politik i emigruar në një fshat të vogël të Italisë me një difekt të madh të përbashkët. Nuk kishim asnjë gjuhë që njihnim të përbashkët. Ndërsa për mua nuk ishte e vështirë të kuptoja nga ishte më habiti fakti që fillimisht as për të nuk ishte aspak e vështirë të kuptonte se une isha ‘Albanian’…e me “Tarzançen” e rastit theksova ‘Alban’. Mori një mimikë prej të habituri e sjellja e tij e tingujt e turbullta të gjuhës së tij më lanë të kuptoj që qenkeshkim fqinj. …kisha gërmuar mjaft sa për të kuptuar se më ngaterroi me alban-ët kaukazianë. Sepse kur u përpoqa të rendis fjalë si Albania… Europa… Ballkan… Mesdhe… Italia... dola krejt jashtë sferës së asaj që kishte kuptuar. Sidoqoftë fjala ‘albanese’ apo ‘albanian’ rrënjen alba e cila në komentet e shumtë që kam hasur mban dy kuptimet. Atë të lindjes e atë të të bardhës…e megjithëse në esencë besoj kanë të njëjtin burim.Një ndër komentet e delirimeve mistike të Nostradamusit më pati tërhequr vëmendjen kur studiuesit ndaheshin në dy grupe rreth një fragmenti profetik.
E kur të vijë koha e trazirave e rrëmujrave
Atëherë Romë , dridhu,
Për ty erdhi koha të pushtohesh/shaktërrohesh/
Prej dorës së shqiptarëve.
Patjetër jo shqiptarëve kaq haptazi po diçka që i aludon. Fjala mbaj mend të jetë Albanoi..e njeri grup mendon se nënkupton ‘lindorët’ e tjetri… një popull një rrace të bardhë e pikërisht...shqiptarët. Nëse latinët na kanë quajtur Alban si populli i Lindjes besoj se mes fjalës Alban dhe Arvanit i greqishtes nuk ka lidhje pasi shkaku nuk qëndron. Nëse bëhet fjalë për latinizimin e emrit Arbër kjo do të thotë se definizioni i tërë popullit tonë me këtë emër duhet të ketë qenë shumë i fortë aq sa të kishte lënë dhe shenjë tek ne…po përse ne dikur në histori u quajtem shqiptar??? E vendit tonë i thamë Shqipëri?!
Në rrënjë të fjalës Shqipëri a Shqiptar pa pasur nevojë të shkojme deri tek sanskritishtja e sigurisht pa e eleminuar si hipotezë mbetet gjallë e dukshëm rrënja ‘shqipe’. E nuk është vetëm ndjesi e imja të qënurit bij te shqipes. E kanë pasur atdhetarë e poetë, feudalë e deri ata që vendosën flamurin e kombit. Interesante është ajo qe hasa rastësisht në një libër për zogj. Albanella në latinisht është familja e disa zogjëve ne forme shqipesh a skifterësh të mëdhenj. Quhen falkoformë. E me entuziazmin e rastit nuk munda të mos lidh idenë se të quajturit alban –ese/ian përmban brenda atë që përmban dhe vet emri Shqip-ëri / tar. Dmth një përkthim i të njëjtës fjalë që mund të shënojë këtë shpend thellë në koshiencën tonë. Patjetër ky është një supozim euforik e jo akademik por mbetet gjithmonë i prekshëm me ate çka mund të kem bluajtur mbi analizat e fjalës.Interesant është dhe një tjetër emër që nuk bën gjë tjetër veçse i shton famë e bukuri esencës së të qenurit shqiparë përtej definicionit që kanë lënë ndër shekuj të parët tanë. Në botën Osmane ndër shekuj shqiptarët janë quajtur ‘Arnavut’ e unë kam menduar që është thjeshtë një deformim i Arvanit-it nga greqishtja.
Por sërisht në një bisede me një mikun tim historian të të shkuarës osmane me shpjegoi sesi termi Arnaud ishe një atribut i vërtetë i dedikuar popullit trim shqiptar. Fjala ishte një përzierje persiano – arabe pra osmane e përbërë nga ‘ar’ që dhe sot në turqisht do të thotë ‘turp’ apo në gegërisht ‘marre’ e ‘enaud’ nje arabizëm që do të thot ‘të kthehesh pas’. Emri i kishte mbetur ndër shekuj prej osmaneve këtij populli që përtej saktificës e pamundëshmërisë kishte marrë famën e atij që nis një rrugë dhe e con deri në fund dhe kur fati nuk është e anën e tij pasi për shqiptarin ‘ është turp të kthehet më mbrapa’. Sado kavaljeresk të duket si shpjegim e vërteta gjuhësore qëndron dhe e kam testuar ndër mjeshtra e akademikë të arabishtes i shtyrë nga kënaqësia që mbatim këtë emër në mes të shtetit që sundoi botën për 5 shekuj. Akoma sot turqit përdorin termin ‘kokëfortësi shqiptare’ për të treguar një sjellje të bindur në rrugën që ka marrë.
Ndër shekuj pra unë besoj se më shumë se emrat a fjalët… fama e shpirti që kanë lënë pas ka përcaktuar emrin me të cilin bota e ka njohur popullin tonë.