Armatimet bërthamore, ku po shkon bota?
Sot në botë gjenden rreth 22 000 koka bërthamore të gatshme për luftë. Nëse këtë numër do e radhisnim sipas shteteve të ndryshme do na dilte përpara një tabllo e tillë: Amerika 10.656, Rusia 10.000, Kina 400, Franca 350, Anglia 185-200, India 60-90, Pakistani 24-48, dhe padyshim Izraeli 200-300 copë.
Këto janë ato shifra të cilat janë të publikuara në botimet e buletineve rreth nukleareve. Ndoshta në dorën e këtyre vendeve mund të ketë më tepër koka nukleare se kaq. Ndoshta këto shtete këto maja nuklearesh i ndërrojnë apo dhe modernizojnë. Këtë nuk mund ta dimë asnjë përveç Amerikës.
Për sa i përket Amerikës; ky shtet është më transparent dhe më i hapët se vendet e tjera në lidhje me programet nukleare. Kjo, si rrjedhojë e lidhjes së ngushtë që kanë këto tema me ligjin dhe padyshim nga mbikqyrja dhe kontrolli i fortë që i bën kongresi kur u kalojnë në dorë programet nukleare. Për këtë arsye qeveria nëse do të bëj ndonjë ndryshim në lidhje me programet nukleare i duhet që të marrë patjetër miratimin nga Kongresi.
Pikërisht në këtë kontekst javën para dy javësh qeveria duke u mbështetur në autorizimin që i është dhënë prej Kongresit ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dizajnin e ri të kokave nukleare luftarake.
Sipas vendimit të marrë së bashku prej Ministrisë së Mbrojtjes(Pentagoni) dhe Ministrisë së Energjisë, kokat nukleare të Amerikës do ndryshohen sipas dizajnit që ka zhvilluar Laboratori Kombëtar Laurenc Livermore i gjendur në Kaliforni. Faktikisht bëhej fjalë që këtë ndryshim të dizajnit të kokave nukleare ta bënte Laboratori tjetër kombëtar i Los Alamosit; por vendimi u mor në favor të Laboratorit Laurence Livermore. Shkak për këtë ishte se kushtet për dizajnet eksperimentale laboratorike të përcaktuara më parë nga Kongresi ishin më të favorshme se Laboratori mesipërm.
Që te dy laboratorët parashtruan propozimet e tyre në lidhje me këtë çështje para një viti. Laboratori Laurence mbeshteste propozimin e vet duke u bazuar në eksperimentet që ishin bërë më 1980 nëntokë, ndërsa Laboratori Los Alamos kishte zhvilluar njëbotëkuptim që ska nevojë për tu bërë eksperimente,pra nuk bazohej në prova empirike. Si përfundim, ky dizajn i zgjedhur pas vendimit. të marrë në favor të Laurence Livermore që mbështetej në eksperimentet e bera reale, ka për të prodhuar koka nukleare pa bërë eksperimente.
Keshtu Amerika ka për të modernizuar kokat nukleare të vetat pa bërë eksperimente të cilat kanë sjellë një reagim të ashpër më parë.
Me sa thuhet dizajni i ri, ka për të qenë më i sigyrtë se çdo gjë. Ka për tu paisur me mekanizma të reja sigurie që do u beje ballë rreziqeve si ndonjë aksident i mundshëm,ndonjë keqpërdorim apo dhe kundër vjedhjes. Si fillim kanë për tu paisur me këtë dizajn të ri të kokave nukleare,raketat e nëndetësve nukleare Trident,më pas do paisen raketat që lëshohen nga avionat dhe si thuhet brenda 5 vjetësh të gjitha klokat nukleare kanë për tu ndërruar me këtë dizajn të ri. Me këtë dizenjim të ri Amerika nuk ka për të rritur numrin e kokave nukleare, por vetëm se do rinovojë ato aktuale. Aq sa me këtë dizajn mendohet se ka për tu reduktuar dhe numri aktual i ketyre kokave berthamore. Në përgjithësi ky është thelbi i çështjes.
Ndërkohë që Amerika me këtë dizajn po mundohet të riformojë duke e zhvilluar fuqinë e saj nukleare, fatkeqësisht nuk kemi ndonjë lajm me vendet e tjera se çfarë janë duke bërë apo duan të bëjnë. Prej këtyre duke veçuar dhe Anglinë të tjerët nuk sqarojnë as edhe një gjë.
Në Angli më 24 të ketij muaji parlamenti ka për të shqyrtuar projektin rreth modernizimit të armëve të reja bërthamore dhe me shumë mundësi me nje vendim pro ka për ti dhënë votën qeverisë. Ndërsa për të tjerët si e thashë nuk kemi dije për qëllimet apo planet e tyre. Franca p.sh nuk dihet se çfarë planesh ka. Rusia vazhdon të ruajë heshtjen rreth kësaj teme.
Nga deklaratat e veta apo dhe lajmet e ndryshme jemi në dijeni se po bëjnë përpjekje të mëdha për zhvillimin e raketave balistike me largësi të mesme dhe të gjatë. Por për sa i përket çështjes së kokave nukleare pothuajse skemi fare të dhëna se çmendon apo planifikojnë. Për momentin kjo është gjendja e tanishme e kokave nukleare....
Përgatiti Roland Çinari