E Diel, 1 Nëntor 2026

Një “START” i ri, në gazetarinë shqiptare

Gazeta Start mbush një vjec. Para një viti dhe pikërisht më 13 mars doli online e para gazetë shqiptare vetëm në internet. Me një punë modeste një grup të diplomuarish për gazetari kryesisht jashtë vendit u munduam të sillnin në gazetarinë shqiptare një risi ndryshe. Edhe pse mes bashkpunotorëve kishte dyshime nëse ia vlen të investosh për një gazetë që nuk do të dalë në treg e shtypur, të gjithë u bindën kur analizuan tendencat e tregut dhe të botës virtuale.

Gazetaria në Shqipëri ashtu si në çdo vend në zhvillim është një zhvillim dinamik dhe mjaft të shpejtë çka ka bërë që të kapërcehen mjaft me shpejtësi fazat të cilat shtypi ndërkombëtar ka kaluar. Ne jemi tani në prag të fillimit të një epoke të re në median shqiptare, që do të dominohet nga teknologjia dixhitale dhe rëndësia që po merr interneti. Duke u nisur nga kjo tendencë Gazeta Start ka dhënë një provë mjaft të suksesshme për një vit me radhë. Të bindur se vlerat e gazetarisë dhe normat e etikës nuk janë asnjëherë demode, stafi jonë është përkushtuar që tua përcjellë lexuesve tanë nga e gjithë bota informacion sa më të paanshëm dhe në një kohë rekord. Disa gazeta të cilat e kanë fillimin me shumë se 100-150 vjet më parë lexuesit i kishin vetëm në intrenet.

Duke përcaktuar si target përdoruesit e internetit vendosen ta nxirrinim ne dite kete gazette pikerisht ne daten 13 Mars të 2006-s. Një ditë para ditës së verës. Jo me kot doli në pranverë dhe jo më kot u pagëzua me emrin “START” i një mënyre të re për të përcjellë lajmin. Motoja jonë dhe dhe si slogan u bazuam tek “Një fillim i ri”, një fillim i ri në gazetarinë shqiptare. Tashmë pas një viti mund te themi me bindje se gazeta ka vizitorët e saj besnikë nga shtresa të ndryshme që fillojnë që nga ato elitaret e deri tek ata të rnji një që kërkojnë informacion të shkurtër dhe të përmbledhur.. Por brenda këtij viti jetë Gazeta Start dhe stafi i saj shpeshherë janë bërë dhe burim për shumë media të tjera shqiptare në dhënien e lajmit të fundit. Duke veçuar kështu arrestimin e Aldo Bares në Ankara dhe deri tek zgjedhjet e 18 Shkurtit që falë stafit të ngushtë por të papërtuar arriti të mbulojë zgjedhet në mënyrën më të paanshme të mundshme.

Shpeshherë duke u marrë si referencë edhe nga gazetat e shtypura. Dhe ndoshta lajmi më i fundit i pasqyruar në mënyrë të shpejtë ishte dhe anullimi i vizitës së kryeministrit Erdogan si dhe shumë lajme të tjera të publikuara fillimisht nga gazeta jonë. Por sigursht që të gjitha këto nuk do të arriheshin pa mbështetjen që i kanë dhënë lexuesit e shumtë në numër. Për të merituar këtë mbështetje stafi ynë ka menduar që shumë shpejt të bëjë ndryshime shumë cilësore në dizajnin e faqes tonë të internetit duke sjellë një imazh krejt të ri dhe mjaft modern. Lexuesit tanë nga e gjithë bota do të ndjehen më afër me gazetën dhe do të kenë mundësi të përfitojnë nga cilësitë interaktive që do të ofrojë faqja e re.

Duke shpresuar që kjo gazetë të arrijë të shkojë në shtëpinë e çdo shqiptari kudo qoftë, duam të falndërojmë të gjithë ata që kontribuojnë në suksesin e gazetës si dhe gjithë lexuesit tanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›