E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te jetosh ne dy bote

Gjate procesit te historise se shtetit dhe lidershipit politik jane verejtur aty-ketu disa elemente qe jo vetem se kane nxjerre papritmas ne shesh dy boterat politike te lidershipit te shtetit por edhe kane treguar qarte se ne cnivel psikologjik dhe vizionar qendron anija shteterore ne rrugetimin drejt qellimit dhe ardhmerise. Jo rrallehere lideret partiake apo politikanet kane luajtur rolin e qytetarit dhe njeriut te thjeshte para se te arrijne ne pushtet dhe kur jane ngjitur ne maje te pushtetit ata menjehere kane harruar thjeshtesine dhe vullnetin e popullit. Edhe pse ata kane provuar para se te arrijne ne maje ndoshta jo ne thellesi te qytetarit por sadopak kane pare dhe ndier se si populli eshte ai qe me se shumti mund te ndieje gjendjet dhe proceset qe ndodhin brenda shtetit si ato pozitive ashtu edhe ato negative. Nese vertet politikanet qe deri dje kane qene pjese apo edhe ne mes te popullit dhe vuajtjeve te tij por edhe vullnetit dhe deshirave te tyre atehere ngjitja ne maje nuk do te duhej automatikisht te thoshte largim nga bota tjeter bote kjo qe ka fuqine me te madhe se ata qe jane ngjitur aq shpejt shkalleve drejt majes se pushtetit shteteror. Nese procesi i politikanit apo partise gjate ngjitjes se saj ne shkallet e pushtetit ka kaluar rruges se qytetarit dhe me qytetarin si fuqi qe ka shtyre kete apo ate politikan apo parti drejt majes se pushtetit do te ishte absurde dhe marrezi qe pas fitores qe ka marre nga fuqia e popullit te heq dore nga ndjenjat dhe vullneti i perbashket deri ne momentin e marrjes se fuqise nga populli kjo ne nje menyre na ben te kuptojme se me coperacion plastik i bene zemrat dhe maskat ne boten tjeter te pushtetit dhe krenarise ata qe deri dje ishin qytetare dhe nese jo si te tille ata ne dukje kishin veshur petkun e popullit. Marrja e fuqise nga populli dhe ngjitja ne maje me ndihmen e popullit nuk do te thote se nje dite nuk do te zbresesh poshte ne boten e perbashket te realitetit dhe vullnetit qe ndien ritmin e ecjes se shtetit ne cdo hap por edhe vuajtjet qe ia shkakton po ajo fuqi dhuruese nese ajo keqperdoret dhe harron boten reale boten e perbashket politike-qytetare te mbeshtjelle ne moralin e paster dhe vizionin per ta cuar kombin ne vendin e sigurt drejt proceseve te integrimit ne familjen evropiane. Keshtu qe ngjitja e politikaneve respektivisht partise ne maje te pushtetit dhe shkeputja nga bota e perbashket politike-qytetare po krijon nje lloj hendeku gjithnje e ne rritje ne mes botes se pushtetit dhe qytetareve. Ky hendek po veshtireson ecjen e shtetit ne shina te sigurta dhe po pengon pamjen e qytetareve dhe vullnetit te pergjithshem te tyre per nje shtet demokratik evropian dhe me nje te ardhme te sigurt. Ndarja ne mes e ketyre boteve po behet gjithnje e me shume nje lloj tradite dhe kjo normalisht se do te ndikoj negativisht drejtperdrejt edhe ne proceset e zhvillimit dhe ndertimit te shtetit dhe rruges se tij. Prandaj per te hequr kete hendek eshte e domosdoshme lidhja e fuqishme dhe e pashkeputshme e vullnetit te popullit si fuqi dhuruese e atyre qe menaxhojne me shtetin pra lidershipit politik kjo lidhje e fuqishme do ta shpinte vendin drejt rrugeve te sigurta dhe nje ardhmerie te ndritshme te popullit. Sidoqofte duhet thene se nga lidhja e ketyre boteve vijme deri te nje rezultat qe tregon dhe ka efekt si ne politiken shteterore ashtu edhe ne zhvillimet e pergjithshme te vendit. Me ane te kesaj ne kuptojme se efikasiteti politik eshte burim i besimit qytetar dhe po ashtu ky besim reflekton gjithnje nese jane te lidhura fuqishem politika-qytetari ne qeverisjen e vendit dhe nga kjo vijme te ndikimi ne ceshtjet politike por edhe te pergjithshme. Shendeti i shoqerise dhe shtetit te mbikeqyrur te Kosoves varet nga kjo lidhje efikase dhe e fuqishme vetem ne kete menyre ne mund te shohim pushtetin se si leviz nga fuqia e popullit ne proceset e zhvillimit dhe ndertimit te shtetit demokratik dhe juridik por edhe se si rrah fuqishem zemra e demokracise lirise dhe qyteterimit evropian te popullit ne pergjithesi. Pra nga kjo mund te thuhet se shteti dhe politika shteterore ne brendesi mund te jete efikase dhe e shendetshme nese besimi i qytetareve eshte i lidhur ngushte me lidershipin te cilit i kane dhene fuqine per te pasur ndikim ne proceset pozitive te politikes shteterore dhe per ta ndertuar dhe zhvilluar shtetin dhe drejtuar ne rrugen e ardhmerise se sigurt. Ndersa ne aspektin e jashtem ka te beje me ate nese pushtetaret arrijne ti pergjigjen vullnetit te popullit dhe te mires se perbashket si dhe kerkesave te pergjithshme te qytetareve. Me nje fjale shendeti i shoqerise dhe shtetit te mbikeqyrur te Kosoves luan nje rol te rendesishem ne psikologjine politike dhe shteterore pastaj ne kulturen dhe zhvillimet e pergjithshme te vendit si dhe ne proceset e demokratizimit shtetndertimit proceseve te rruges se integrimit ne strukturat euroatlantike etj. etj. Shendeti i shoqerise dhe shtetit pastaj lidhja e fuqishme e vullnetit te popullit respektivisht qytetarit dhe lidershipit shteteror do ta mbyllte nje here e pergjithmone hendekun ne mes krenarise majes se pushtetit dhe thjeshtesise vullnetit te popullit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›