Tregtaret dhe tullat e shtetit

Dje ishte dita e dyte e protestes ndaj kasave fiskale te tregtareve te vegjel te nje lagjeje te Tiranes ne Tregun e Medresese. Ata e konsiderojne cmimin e kases rreth 650 mije leke te vjetra ose rreth 460 euro si shume te larte mbyllen dyqanet dolen ne rruge dhe donin zgjidhje nga qeveria. Edhe pse ky cmim eshte pak me i vogel sesa qiraja mesatare mujore e nje dyqani ne Rrugen e Medresese ne mes jane dy kompani private te licencuara nga Ministria e Financave te cilat i shperndajne keto kasa dhe kane caktuar cmimin. Ato sigurojne po ashtu mirembajtjen falas gjate nje viti garanci per kasat qe shesin. shte me se normale qe cmimi te diskutohet duke qene se e kane vendosur dy kompani private. Po ashtu eshte gje shume pozitive qe tregtaret nuk dalin kunder procesit te vendosjes se kasave. Ata e kuptojne qe kasat regjistruese jane gjeja me normale per nje shtet modern qe te funksionoje dhe te dije xhiron reale te subjekteve ekonomike qe u ka dhene lejen te zhvillojne aktivitetin ne menyre qe te vjele sasine e duhur te taksave. Ata ankohen per cmimin e kasave. Kompanite nga ana e tyre e justifikojne kete cmim me elementet e larte te sigurise qe kane keto kasa tejet elektronike. Ato japin edhe mundesine qe kasa te blihet me keste per te liruar deri diku barren e biznesit te vogel qe ben kete investim dhe e merr kasen per perdorim shumevjecar. Tregtaret mund ti drejtohen edhe Autoritetit te Konkurrences per te hetuar dhe gjetur fakte nese dy kompanite kane vendosur nje cmim monopol. Mirepo nderkohe shumekujt i eshte krijuar pershtypja qe pertej kerkeses per te diskutuar cmimin e kases qendron shpresa e fshehur se mos shteti zmbrapset dhe ende per nje periudhe kohe tregtaret do te lejohen te shesin mallrat e tyre pa kasen-sy vezhgues te shtetit. Mirepo kjo nuk mund te ndodhe. Ndryshe do te rrezikohej i gjithe procesi. Pra kjo here e trete shteti shqiptar provoi ne vitin 1994 dhe ne vitin 2001 ti vendoste kasat por deshtoi pikerisht pse nuk u tregua i rrepte dhe llogarikerkues. Jane te gjitha kushtet per kete. Kasat kesaj radhe kane nje legjislacion te plote vendime te Keshillit te Ministrave dhe urdheresa te Ministrise se Financave. Kane nje shirit magnetik shtese brenda qe regjistron te dhenat ne menyre te pavarur dhe nuk lejon manipulimin e kases. Tani pikerisht tani kur jane hedhur ne ere te gjitha afatet e dhena nga strukturat tona tatimore per pajisjen me kasa kur alternativa e vetme perpara biznesit te vogel shtrohet ose ta bleje kasen tani dhe pa gjobe ose pak ore apo dite me vone dhe me gjobe nje grup tregtaresh protestojne. shte per te ardhur keq qe pasioni partiak driteshkurter ben qe perfaqesues te opozites ti dalin ne krah ketij grupi tregtaresh qe praktikisht kerkojne Haxhi Qamilin ne ekonomi mosfunksionimin e perkohshem te kasave gjoja per arsye te cmimit te larte me te cilin ofrohet. Kasa regjistruese dhe produkti i saj kuponi tatimor eshte baza e shtetit te se drejtes ne ekonomi. Keto baza tullat e ketij shteti deri tani me indiferencen tone i kemi marre te gjithe me vete sa here si konsumatore kemi blere mallra e sherbime pa kerkuar kuponin tatimor per to. Nga kjo mungese kerkese jona tregtaret kane qene te lumtur te vijojne ne shitjet e tyre duke ia fshehur shtetit nje pjese te mire te te ardhurave qe realizojne pikerisht nga mungesa e kases fiskale. Por kjo periudhe parajse fiskale ka perenduar tashme. Kasat po vendosen ne menyre masive dhe do te varet nga ne funksionimi normal i shtetit ligjor. Nese ne e kerkojme kuponin ne cdo blerje tonen tregtaret skane ku te vene. Dhe shume shpejt do te vije ajo dite kur edhe ne do te zgjohemi teresisht. Nga 1 janari 2011 kur mbi ne si qytetare do te veproje taksa universale e te ardhurave do te shikojme dobine e kerkimit nga tregtari te kuponit tatimor dhe te mbajtjes se kesaj fature me qellim marrjen e parave te rimbursimit nga shteti nese shpenzimet tona kane qene me te medha se te ardhurat. Mirepo qe te ndodhe kjo qe ne te gjithe te sillemi si qytetare te denje per nje shtet te se drejtes duhet qe shumica derrmuese e bizneseve shqiptare te pajisen me kasen fiskale si ne cdo shtet normal te botes te zhvilluar apo ne zhvillim. Dhe ky normalitet nuk mund te rrezikohet nga nje revolte tregtaresh qe duan te fitojne edhe pak kohe.