E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna nihiliste e se majtes

Ndersa kriza e arsyes perparon dukshem ne skenarin politik te se majtes forma dhune nihiliste te frikshme dekorojne edhe skenarin social-kulturor te eksponenteve te saj. shte nje lloj dhune qe manifestohet nen akte totalitare pa sens qe dhuron gjithcka gratis. shte nje nihilizem i ashper me deshire-nevojen e vetevleresimit te afirmimit te imponueshem te palogjikshem shume larg simboleve politike e vetem per te frenuar situaten. Entuziazmi i asgjese ngjan me nje tentative te deshperuar per te mbuluar humbjen boshatisjen kotesine idealizmit e tyre te ekzagjeruar. Ne vend qe te luftojne perbindeshin e servirin me nje respekt absurd si te jete zoti. Ulerasin se kane ne dore te verteten e fundit por asgjeja e zbuluar pas cdo veprimi te tyre cirret Hidhini ne det te gjitha rregullat ne fund te fundit nuk na duhen. E atehere le ti hedhim ne det Gjithcka qe kryhet nuk na hyn ne pune Le te jetojme duke luajtur Por mos dhe me idioti i lojerave ka nevoje per rregulla Si mund te luhet pa rregulla E kjo pyetje kerkon pak shprese ne pergjigje. Por jo thote i dituri nihilist i se majtes bukuria e lojes se masakres eshte te mos kesh rregulla. Personi me normal i pergjigjet menjehershem nje loje pa rregulla mbyll cdo lojtar ne vetmi te merzitshme pasi luan vetem kunder asgjese. E logjika me e thjeshte nihilistike duket se eshte vetevrasja ne rastin e se majtes vetevrasja politiko-ideologjike. Te perballosh temen e nihilizmin e te mos permendesh Nietzschen eshte e pamundur. Nietzsche urrente imituesit njerezit e asgjeje te kotet qe nuk vinin ne loje gjithcka madje dhe vetveten. Derrat e entuziastet nuk dhunojne kopshtin tim - thote ai. Super-njeriu i tij duhej te kish aftesine te shkonte pertej vetvetes ishte nje studiues pothuajse alkimist qe gjerat e thena e te kryera i perballonte personalisht e jo nje mendues i asgjese. Dhunesia nihiliste e mendesise se te majtes duket se ka harruar pohimin e tij filozofik Une flas vetem per gjera qe i kam jetuar e jo qe i kam thjesht menduar. Kerkohet e verteta si nje biznes personal subjektiv cdokush me boten e tij e me personazhet qe levizin ekskluzivisht per nje individualizem vetjak. Te humbesh kete maske individualizmi eshte e thjeshte te zbulosh te verteten e te gjendesh befas i privuar nga identiteti do te thote ti kesh dhene me ne fund pergjigje pyetjes me thumbuese Kush jam une Te vezhgosh ose edhe te studiosh mbeturinat vetjake here-here eshte e detyrueshme por ti permbysesh te gjitha e te rrish ore e ore te tera dite pas dite e per gjithe jeten duke i germuar eshte e ekzagjeruar. Dhuna nihiliste e se majtes mban ere merzitje deshperimi vetmie kalbje vetevdekje. shte vertet e nevojshme te humbasim ne nje dehje te tille boshe e ne nje situate lemshi reklamuar ekzaltueshem e gratis nga dhuna nihiliste Nuk duhet te shkembejme lindjen e diellit me perendimin e tij. Kur dielli i le vendin e tij henes para se te shfaqet erresira i thote mirupafshim e jo lamtumire. Perse ta transformojme gjithcka ne regres Tendenca e mohimit te gjithckaje te arritur con nihilizmin ne maskimin e asgjese me entuziazmin e asgjese. Nihilizmi nuk eshte vecse nje propagande nuk eshte as shtaze e as virus qe shetit ne shoqeri sic duan te bejne te besojne disa. shte vecse nje allasoj partie politike trasversale me nje qellim te vetem shkaterrimin e te gjitha vlerave. Pse Sepse ata jetojne ne token e askujt ku koha eshte boshe familja pa funksion shkolla pa interes shoqeria pa kuptim autostima sensi e identitet te humbur. E pergjegjesit jane te identifikueshem ne te gjitha ato veprimet e atyre mesuesve te vjeter qe kane propozuar shkaterrimin e nderteses se vjeter pa pasur ne mendje as nje projekt te ri. Po pse te preokupohemi Le te hedhim gjithcka ne det - pergjigjen dhunshem nihiliste e se majtes. Nihilisti eshte miku me i tmerrshem - shkruan Nietzsche - e nuk nevojitet ta perzesh pasi ka kohe qe eshte i padukshem e do te reagoje si te doje neper shtepi. Ajo cka duhet te bejme eshte ta identifikojme e ta shikojme mire ne fytyre.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›