Te krijohen lehtesira per lejet mjedisore
Tre projektligje per mjedisin u shqyrtuan dje gjate mbledhjes se Task-Forces se kryesuar nga kryeministri Berisha. Perkatesisht behet fjale per projektligjet Per mbrojtjen e mjedisit Per vleresimin e ndikimit ne mjedis dhe Per lejet mjedisore. Duke u ndalur vecanerisht ne lejet mjedisore kryeministri kerkoi qe projektligji te respektoje arritjet ne fushen e licencimit dhe lejeve duke mbeshtetur mendimin e pergjithshem qe si sportel hyres per to te jete Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave. Ai e konsideroi kete hap te domosdoshem per te rritur transparencen e procesit njekohesisht edhe si garanci shtese e afateve kushteve e rrethanave ne te cilat duhet te leshohet leja. Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave ka dy parime transparencen dhe kohen sa me te shkurter te mundshme. Ne nuk duhet te kemi asnje hezitim per te rendur pas kohes me te shkurter te mundshme. Ne jemi nje vend i vogel me nje administrate te vogel po ecim drejt dixhitalizimit dhe kemi vertet mundesi te plota te shkurtojme afatet tha Berisha. Ai shtoi se nuk ka asgje te lidhur me shume me jeten e qytetareve shqiptare sesa mjedisi. Mbrojtja e zhvillimi i tij jane objektiva madhore konstante te qeverise shqiptare. Ne kete kontekst kuadri ligjor qe garanton si mbrojtjen ne standardet me te mira por edhe zhvillimin e tij te panderprere perben nje arritje te madhe dhe pozitive tha kryeministri. Sipas tij eshte bere nje studim i thelluar midis Qendres Kombetare te Lejeve dhe Licencave dhe ministrise ne frymen e shkurtimit maksimal te mundshem te afateve. Doja te kerkoja mirekuptimin e eksperteve ne kuptimin se nuk mund te marrim te vecanten si norme per te pergjithshme. Une e kuptoj qe nje central berthamor duhet te kerkoje nje kohe relativisht te gjate studimesh te gjithanshme qe Ministria e Mjedisit te shprehet per po ose jo per ndertimin e tij tha kryeministri.