Pajaziti: Emërimi i Rexhepit lajm i mirë për MPB
Në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Kosovë u bë solemnisht pranim-dorëzimi i detyrës midis ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe ministrit të sapoemëruar, Bajram Rexhepi. Ish-ministri Pajaziti, emërimin e Rexhepit në postin e ministrit të Brendshëm e ka cilësuar si "lajm të mirë për Ministrinë e Brendshme".
"...Kam kënaqësinë që pasuesi im të jetë një ish-kryeministër, një mik i imi i ngushtë me të cilin kam pasur kënaqësinë të jem në kabinetin e z. Bajram Rexhepi, sa ka qenë kryeministër dhe ky është një lajm i mirë për Ministrinë e Brendshme", tha Pajaziti.