E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te largohet rektori i Universitetit "I.Qemali"

TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim kembengul ne largimin e rektorit te universitetit ne Vlore, Ismail Qemali. Zyrtaret e kesaj partie ne vazhdimesi kane ngritur zerin kunder propozimit te senatit te ketij universiteti, per heqjen e emrit qe mban ky institucion. Ne fakt debati zuri fill dy jave me pare, kur ky senat vendosi t'i propozoje Ministrise se Arsimit heqjen e emrit te patriotit te madh dhe identifikimin e Universitetit me emrin e qytetit. Nje gje e tille hasi ne reagime te shumta negative, perfshire ketu dhe drejtuesit e larte te shtetit. E lene ne harrese per pak kohe, LSI e risjell serish ne skene kete debat, duke fajesuar ne menyre te drejtperdrejte qeverisjen aktuale. Ishte sekretari i pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili, i cili gjate nje komunikimi me mediat akuzoi se "qeveria ka nje mosinteresim te plote per gjithcka qe ndodh ne kete vend, gje qe ben qe te mos ndalet ofensiva e turpshme e ndermarre ndaj figurave kombetare te shkelqyera dhe qe jane krenaria e ketij kombi, sic eshte heqja e emrit te Ismail Qemalit nga universiteti i Vlores". Sipas tij, pergjegjesia kryesore per nje qendrim te tille mbi kete figure eshte e vete kreut te ekzekutivit dhe i zv/kryeministrit aktual. "Kryeministri Berisha, zv/kryeministri, ish-Minister i Arsimit, Genc Pollo dhe ministri aktual i Arsimit, Fatos Beja vazhdojne te sillen me papergjegjshmeri te plote, duke luajtur indiferentin. A thua se behet fjale per nje figure historike diku larg mijera kilometra tutje Shqiperise, e jo per nje nga figurat si Ismail Qemali qe me emrin vepren e tij te pacmueshme patriotike, ka bere te ndihet mire cdo shqiptar", u shpreh Vasili, lidhur me kete ceshtje. Por nderkohe duke i meshuar me tej qendrimit te LSI-se, sekretari i saj i pergjithshem i LSI, nenvizoi se "keta drejtues te larte shteterore mund dhe duhet te mesojne shume nga Ismail Qemali i madh se si duhet Shqiperia dhe se si mund te sakrifikohet gjithcka per te, ashtu sic beri edhe vete ai per pavaresine e Shqiperise". Per kete arsye, zyrtari i LSI-se kerkoi largimin e rektorit te universitetit te Vlores. "Qeveria duhet te ndale menjehere kete sulm antikombetar te ndermarre nga nje rektor i papergjegjshem, per te cilin Shqiperia eshte nje vend i huaj dhe ta pezulloje ate urgjentisht, per te mos e shnderruar universitetin "Ismali Qemali" ne Vlore, ne nje institucion arsimor qe kultivon hapur, me ane te veprimeve te rektorit te gabuar te tij, ndjenja te rrezikshme antikombetare", vuri ne dukje Vasili gjate fjales se tij.

Vendimi

Rektori i Universitetit te Vlores pati vendosur te mos jape doreheqjen, pavaresisht polemikave qe linden pergjate kesaj kohe, pas propozimit te tij per heqjen e emrit te institucionit te larte arsimor, "Ismail Qemali".

2

Kreret

E larte te shtetit, presidenti, Topi dhe kryeministrit, Berisha reaguan per heqjen e emrit te Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlores duke e cilesuar te padrejte kete propozim. Berisha tha se s'do vendose ne qeveri per te.

2

Jave

Me pare senati i Universitetit "Ismail Qemali" vendosi t'i propozoje Ministrise se Arsimit heqjen e emrit te patriotit te madh dhe identifikimin e Universitetit me emrin e qytetit. Propozim qe solli mjaft polemika.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›