E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Shqiperia, pa drejtues shteterore

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili reagoi dje lidhur me largimin e krereve te larte te shtetit. "Sot Shqiperia ndodhet pa drejtim shteteror, sepse kreret me te larte te shtetit shqiptar kane zgjedhur ta lene ate ne dore te Zotit, duke qene jashte vendit qe te gjithe", u shpreh Vasili. Sipas tij, moskoordinimi, papergjegjshmeria dhe mungesa e pashembullt e seriozitetit, e ka lene vendin pa asnje pike referimi kushtetuese shteterore. Madje, Vasili shkoi me tej duke theksuar se "indiferenca, moskokecarja, c`koordinimi dhe thyerja e perbuzja flagrante e protokollit te shtetit jane vertete shume shqetesuese, gjithashtu edhe karshilleku arrogant reciprok qe i bejne njeri tjetrit, eshte prove e qarte e mungeses se plote te sinkronizmit politik dhe te bashkepunimit shteteror ne nivelet me te larta te shtetit shqiptar".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›