Të lësh prapa një shtet që mund të qeveriset
Rruga e duhur për të ikur nga Afganistani
Nga Stephen Hadley dhe John D. Podesta
(Foreign Affairs)
Nënshkrimi i marrëveshjes strategjike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Afganistanit, gjatë muajit maj të këtij viti, erdhi në një kohë paksa të nderë.
Në një kohë kur NATO dhe Forca Ndërkombëtare e Sigurisë po punojnë për sigurinë e qeverisjes në Afganistan, marrëveshja ka krijuar konturet e një marrëdhënieje afatgjatë dhe është shndërruar në një kornizë për bashkëpunimin në të ardhmen.
Por kjo marrëveshje ka lënë disi mënjanë hollësitë lidhur me nivelet e forcave dhe fondeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin përsipër për Afganistanin pas vitit 2014. Ndërkaq, rebelët vazhdojnë të sulmojnë vazhdimisht në gjithë territorin e vendit dhe kanë kryer vrasje edhe ndaj personelit ndërkombëtar dhe ndaj afganëve që kanë lidhje me qeverinë e Presidentit Hamid Karzai. Besimi midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asaj të Afganistanit është thyer, si pasojë e viktimave civile afgane, sulmeve mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcave të tjera ndërkombëtare prej trupave afgane dhe sidomos nga gabimet e personelit ushtarak amerikan, ku përfshihet edhe djegia e Kuranit në një bazë ushtarake ajrore.
Edhe pse administrata e Obamës është drejtuar nga talibanët dhe pakistanezët me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje të negociuar, strategjia e negociatave ende i jep prioritet aktivitetit ushtarak mbi diplomacinë. Duke qenë se Uashingtoni po i tërheq trupat e tij, janë armatosur edhe forcat e rregullta dhe ato të parregullta afgane. Ekspedita ushtarake ka patur suksese mjaft domethënëse, sidomos ndaj al Kaedës dhe në shkatërrimin e lidershipit të tij në rajon, duke arritur një synim mjaft të rëndësishëm sa i takon sigurisë kombëtare. Gjithashtu është dobësuar rebelimi i talibanëve dhe është rikthyer kontrolli qeveritar afgan mbi Afganistanin jugor.
Përktheu Rudina Dahri