E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prangoset një i kërkuar për vrasje

21/04/2005  TIRANË- Gjatë një operacioni spektakolar, RENEA në bashkëpunim me punonjësit e Komisariatit numër 5 arrestojnë shtetasin në kërkim Afrim Hilaj, i vitl.1976, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, Tiranë. Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, e cila e ka dënuar me 20 heqje lirie, vepër penale e parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. Burimet policore thanë se u ekzekutua vendimi i Gjykatës. Arrestimi i bujshëm është kryer ditën e djeshme, gjatë një postblloku të policisë. Teksa i kërkuan dokumentacionin, efektivët e policisë panë emrin e personit të kërkuar dhe menjëherë e futën në makinë. Më pas, ai u shoqërua në Komisariatin numër 5, nga ku do të transferohet në burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›