Te marrim statusin para zgjedhjeve te 23 qershorit

Kreu i LSI-së, Ilir Meta i bëri thirrje klasës politike për të votuar tre ligjet e integrimit që presin prej kohësh në Kuvend. Njëkohësisht, veç këtij apeli, kreu Meta, gjatë bashkëbisedimit me gazetarë, kërkoi dhe respektim të kodit dhe ligjit nga palët, në mënyrë që të shmangin tensionet e panevojshme edhe në KQZ, përmes përfaqësuesve të tyre.
“Detyra e parë do jetë zbatimi i ligjit dhe kodit dhe përpjekjes për të arritur vendime konsensuale nga KQZ. Ftoj të gjitha forcat politike për të respektuar ligjin dhe rritur frymën e bashkëpunimit. Nuk mund të rri pa përmendur rëndësinë e madhe të marrjes së statusit para 23 qershorit, mesazhi i Fyles ishte i qartë, se statusi mund të merret para zgjedhjeve. Duhet të tregojmë përgjegjësinë tonë” tha Meta.
Gjithashtu, Meta bëri me dije se LSI nuk do të bëhet pjesë e asnjë konflikti politik për qeverisjen e ardhshme, ndërkohë që vendimi për aleancën parazgjedhore, sipas tij, e vendos Konventa Kombëtare në prill.
“Nuk është më e rëndësishme, se cilat do jetë taktikat tona elektorale. Në çdo rast, LSI do ketë programin e saj dhe në çdo rast LSI do dalë me flamurin dhe simbolet e saj, pasi kodi është i tillë që votohet për subjektin politik dhe jo për koalicionin e caktuar. Vlerësojmë angazhimin e çdo force politike në zgjedhje, nuk është me shumë rëndësi taktika elektorale. LSI do të luajë gjithmonë rol konstruktiv, nuk do bëhet pjesë e asnjë lloj konflikti, si dhe do të sjellë energji pozitive. Koalicionet janë çështje forumesh, vendimi do merret në kohën e duhur”, deklaroi Meta.