E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interneti dhe apeli i Organizates per Mbrojtjen e Femijeve

Vjedh te dhënat personale publikuar ne rrjetet sociale dhe bën presion për te siguruar nje takim privat. Përdorja e internetit me qellim abuzimin seksual ndaj te miturve është kthyer ne shqetësim serioz edhe ne vendin tone. World Vision e ka konstatuar këtë fenomen gjate realizimit te një sondazhi neper shkolla.  
“Një vajze në Korçë i kishin vjedhur identitetin ne facebook ndersa i kërkonin te dilte ne takim.  Refuzimit i janë përgjigjur duke postuar ne faqen e saj foto nudo. Identiteti i këtij personi mbetet mister. Shumë prej të rinjve që morën ne pyetje kane pranuar se kane marre ftesa nga njerëz te panjohur me te mëdhenj ne moshe se to te cilët kane kërkuar takime ne vende private”, ishin disa nga kosntatimet.
Fenomen ky qe shihet me shqetësim edhe nga vete fëmijët.
Rreth 1.3 milion njerëz ne vendin tone kane një adrese facebook-u dhe sipas te dhënave te Ministrisë se Teknologjisë se Informacionit dhe komunikimit shumica e përdoruesve janë nen moshën 24 vjeç ku bie ne sy se  15% janë te moshës 15 deri ne 17 vjeç dhe 6% 13 deri ne 15 vjeç.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›